“Vajzat shqiptare janë të ëmbla si trileçe dhe të bukura si mbretëresha”. Ky është refreni i një kënge turke të kënduar nga Rumeli Orhan Kemal.
Në sfond shfaqen dy vajza që përgatisin trileçe dhe më pas edhe me veshje kombëtare shqiptare.
Nuk dihet nëse kënga ka lidhje me origjinën dy këngëtarëve apo më simpatinë e turqve për vajzat shqiptare, por gjithsesi ajo është kthyer në ‘hit’ në rrjetet sociale, ndoshta edhe për faktin se ka ngjashmëri me muzikën popullore shqiptare./Ekskluzive.al