osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çeta e Salianjit… deputet lehës në vend të qenit në gjykatë duhet të lehin tamam me 26 shtator ora 13:00

Çeta e Salianjit… deputet  lehës në vend të qenit në gjykatë duhet të lehin tamam me 26 shtator ora 13:00

Deputetët demokratë ‘truproja’ të Salianjit

Por pamjet e mëngjesit të sotëm, ishin skena të turpshme. Për shumë kënd rikujton skenat e gjyqit të ’21 janarit’, atëherë kur në seancën e fundit kur pritej të jepej dënimi për shefin e gardës Ndrea Prendi për vrasjen e 4 protestuesve, salla ishte mbushur plot me gardistë si presion ndaj trupit gjykues që do të jepte vendimin.

23 vjet më vonë, pamjet ripërsëriten si deja-vu. Këtë herë Salianjin e mbron një grup deputetësh parlamentar të PD-së, të cilët u rreshtuan për të mbrojtur kolegun deputet, dhe për ti bërë presion gjyqtarëve që pritet brenda orësh të komunikojnë dënimin për inskenimin e “Babales”.

Krah Salianjit ndodhen prej mëngjesit 15 deputetë demokratë: Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani.

Çfarë kërkon Salianji dhe të tjerët?

Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, i dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019, për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Të njëjtën gjë pretendoi edhe Indrit Sefa, avokati i gazetarit të dënuar Jetmir Olldashi, i cili u shpreh që “ose të jepet pafajësi, ose të riçelet procesi gjyqësor, sepse provat janë të pabaza”. Në konkluzionet përfundimtare prokurori i cështjes kërkoi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për Salianjin ndërsa avokati kërkoi pafajësi.

Deputetet PD në sallën e gjyqit me Salianjin
1- Ferdinad Xhaferi
2- Emilja Koliqi
3- Saimir Korreshi
4- Elda Hoti
5- Agron Gjekmarkaj
6- Lefter Gështenja
7- Bledian Nallbati
8- Dhurata Çupi
9- Luan Baçi
10- Gazmend Bardhi
11- Luçiano Boçi
12- Ludovik Hasani
13- Kastrioti Piroli
14- Dashnor Sula
15- Asllan Dogjani

Çfarë ndodhi gjatë ditës në seancë?

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij mbrojtëse pretendoi se “nuk kishte bërë kallëzim të rremë” dhe se gjithnjë ka bërë denoncime ndaj njerëzve të pushtetit, duke vënë në dukje se po ashtu “gjithnjë i kam fituar gjyqet”. Ai pretendoi pafajësi dhe se dënimi ka qenë me prapavijë politike.

Ligjvënësi demokrat u shpreh se ai nuk hynte farë në këtë proces, pasi denoncimi i tij lidhej me dënimin që Geron Xhafa kishte marrë në Itali për drogë. për rastin “Babale” ai tha se e kanë marrë përsipër tre të tjerët se e kanë bërë.

Në të njëjtin proces ankimimi janë edhe gazetari Jetmir Olldashi, po i dënuar dhe Fredi Alizoti. Kurse Albert Veliu (i thirrur Babalja dhe që inskenoi audio-përgjimin me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj), i cili u kap për ekstradim në Belgjikë pas arratisë, gjykata ka dhënë 3 vite burgim për dosjen “Babale” dhe kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Gjykata u tërhoq për vendim për kerkesën e bërë nga Fredi Alizoti, i cili tha se tërhiqet nga kërkesa për apelimin e vendimit te shkallës së parë, pasi e ka kryer dënimin. Gjykata u tërhoq për te vendosur nëse do shprehet tani apo nëse në perfundim të procesit.

Procesi vijoi me fjalën e Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit, që lexoi 63 faqe.

“Ky vendim është në kundërshtim të hapur me kodin e procedures penale. Janë prova të paadministruara, vetëm ai që ka dhënë vendimin e di se ku i ka gjetur provat. Për të marrë vendimin, gjykata nuk mund të marrë prova të reja, përveç atyre që janë paraqitur në shqyrtim gjyqësor. E kuptojmë që gjykata ka evoluar dhe merr si provë edhe ato qe dëgjon në televizor. Ky nuk është rasti i parë”, tha ai.

Mbrojtësi ligjor pretendoi se nuk janë lexuar procesverbalet dhe nuk janë administruar në procin gjyqsor.

“Ne i kemi kërkuar gjykatës të administrohen dhe kërkesa jonë është rrezuar për leximin e procesverbaleve. Nuk u lexuan deklarimet e Albert Veliut. Prokuroria kërkoi marrjen në pyetje te viktimës, Geron Xhafa. Ne kërkuam po ashtu marrjen e tij në pyetje. Gjykata revokoi vendimin e vet për marrjen në pyetje te viktimës. Nuk e di bazën ligjore ku mund të jetë. Mbase nuk lexojmë të njëjtin kod si gjykata”, tha Sefa.

Dhe më tej ai parashtroi kërkesën:

“Ne kemi kërkesë që gjykata të riçelë hetimin gjyqsor. Duhet të revokojë te gjitha vendimet e ndërmjetme, që janë te pabazuara në ligj. Kërkojmë pafajësinë ose riçeljen e procesit. Na janë cënuar të drejtat kushtetuese”, u shpreh avokati.

Materiali i avokatit ka qenë i gjatë dhe Gjykata kërkoi që ta përshpejtonte me afat të caktuar. Në vijim u morën 10 minuta pushim për të rinisur dëgjimin e palës së deputetit Ervin Salianji, nëpërmjet avokatit të tij. Salla ka qenë e tejmbushur dhe Gjykata sipas raportimit të gazetares së Report TV, Keti Banushi, ka tërhequr disa herë vëmendjen, pasi ka pasur edhe prezencë të madhe të deputetëve opozitarë.

Çfarë është dosja ‘Babale’

Çështja e skandalit të inskenuar “Babale” plasi më 14 Maj të vitit 2018 nga selia e PD-së në Tiranë, në një konferencë për shtyp ku dolën Ervin Salianji, Enkelejd Alibej dhe Gazment Bardhi, duke denoncuar atë që e quajtën “audio-përgjim ku implikohej në trafik droge Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj”.

Përgjimet me stilolaps pretendoheshin se ishin bërë nga Albert Veliu (Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në Vlorë.

Prokuroria Tiranë dhe Gjykata e shkallës së parë konkluduan se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, duke i dënuar.
Vendimi u mor më 18 Dhjetor 2019 nga gjyqtari Artan Gjermeni, konkretisht:

Deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burgim. Albert Veliu, njohur si Babalja, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg, Alfred Alizoti me 2 vite burgim, dënim që pretendon se e ka mbaruar, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim zëvendësohet me 100 orë pune. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku sot po mbahen edhe konkluzionet e palëve dhe zvarritet prej më shumë se 4 vitesh. Ndërsa gjykata e Apelit duke patur parasysh që dosja është volumunize do ta shpallë vendimin në 26 shtator ora 13:00