Detaje të reja nga kaseta e përgjimit të Ilir Metës, si i ka kapur gjykatat, prokurorinë, tenderat, hidrocentralet dhe administratën babai i korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, një arsye se pse nuk hapen negociatat
Ilir Meta, në bazë të raporteve publike dhe kofidenciale ndërkombëtare, konsiderohet një nga kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan. Shtatë vite më parë, Ilir Meta u kap më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Biseda e pazarit e nxori Ilir Metën fiks ashtu siç e përfytyronin shqiptarët dhe ndërkombëtarët: Një njëri i babëzitur që bën pazare me hidrocentrale, merr me një dorë 700 mijë euro, vendos për punësime, mbyll çështjet në gjykata etj.
Me mbështetjen e Sali Berishës, Ilir Meta i shpëtoi burgut në Gjykatën e Lartë, pasi kjo e fundit nuk ishte gjë tjetër veçse një tualet i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Gjyqtarët e saj ishin emëruar nga Berisha dhe si të tillë i shërbenin Berishës. Ky i fundit, në një farë mënyre ishte edhe i detyruar për ta shpëtuar Metën nga burgu.
Gjatë komunikimit me Priftin, ku i jep urdhra për zbatim porosish, për dhënie tenderësh dhe punësimesh, Meta implikon drejtpërdrejtë edhe Sali Berisha. Meta i thotë Prifti se ka folur me ‘Doktorin’ për një pazar dhe për një javë e mbyll. “Jo,jo, është … Probleme të ndryshme, por emrin im dhe …prandaj them që duhet bërë. Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton? Duhet me pas shume kujdes…se Prokuroria e hap … me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak”, thotë Meta. Kjo tregon se edhe Berisha ishte pjesë e pazareve të Metës.
Dy vjet më vonë, Edi Rama, e mori Ilir Metën në koalicion. Më pas, e bëri President. Disa javë më parë, Edi Rama tha se Ilir Meta është Presidenti më i mirë që ka pasur ndonjëherë vendi. Kjo tregon edhe një herë se kokat e politikës shqiptare janë një, bashkëpunojnë dhe mbrojnë njëri-tjetrin për të vjedhur dhe sunduar shqiptarët. Kjo është edhe arsye se pse Holanda vendosi dje të mos hapë negociatat me Shqipërinë. Arsyen e tha troç: Krimi dhe korrupsioni./Pamfleti
Pazari i plotë i Ilir Metës me Dritan Priftin
Meta – Çfarë thotë puna?
Prifti – Mirë!
Meta – Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, ne e telefonit!
Prifti – Po jo mo, i’a çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta – Të mos …
Meta – Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u besh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë
Prifti – … ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta – Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti – Po, jo çfarë problemi të ketë.
Meta – Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit…, çfarë të keqe ka?
Prifti – S’ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Meta – Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti – … nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër!
Meta – Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij, apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari k… .
Prifti – Po varja!
Meta – Çfarë të keqe ka?
Prifti – Jo, të keqe nuk ka.
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta – I gjen një zgjidhje.
Prifti – Për kë?
Meta – Tur Hajdarin
Prifti – Turin, ëhë.
Meta – Turi Hajdarin, e para
Meta – E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë…
Prifti – Pa diskutim që do ta bëjmë!
Meta – E treta …
Prifti – Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta – Me letra
Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh? -Për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti – Do ta zgjidh, mos ki merak!
Meta – Zgjidhe pra!
Prifti – Ose, ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën …
Meta – Po mirë, anulloje, pse s’e bën?Anulloje!
Meta – Gjeje!
Prifti – Po te flas dhe një herë me Armon
Meta – Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra!
Meta – Tani per punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj
Meta – Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%. Nuk e di se çfarë bëre me atë të.
Prifti – Nëse ju mendoni …
Prifti – Këtu ka një problem
Meta – këtu nuk ka problem sepse ata e kanë fituar .Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata
Meta – Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti – T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta – Ajo është punë e mbaruar! Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta – Këtë problem a kam analizuar, e kam të …
Prifti – Unë di që në Apel e kanë fituar, apo jo?
Meta – E kanë fituar në Apel?
Prifti – Këta e kanë humbur në shkallë të parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë
Meta – Absolutisht po, Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta – Gimi më tha mua, nga ana ime 700
Prifti – Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë Zoti Prifti, ne e kemi fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta – Alo Gimi, si kalove mire? Jam këtu me zotin Dritan, foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit)
Prifti – Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, jo ti po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me protokoll
Meta – Po le ta bëjnë prapë
Prifti – Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot! Po dërgoje me protokoll duke mu drejtuar mua si ministër.
Meta – Jo, jo, është … . Probleme të ndryshme, por emrin im dhe … prandaj them që duhet bërë
Prifti – E mbyllëm atë muhabet
Meta – Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta – Bisedova edhe me doktorin edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti – Këtë e di!
Meta – Duhet me pas shume kujdes…se Prokuroria e hap … me pas në dy, tre veta pjesa tjetër, sa më pak.
Meta – Për këtë (hidrocentralin) mbaroje sot që të jenë gati
Prifti – Sot.
Meta – Janë gati!