Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lishtanjer, iu ka dalë në krah Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pas festimit të tyre me “shqiponjën”.
Madje, vetë Lishtanjer u fotografua të festonte me “shqiponjën” në rastin e golit të Xhakës.
Ai thotë për Sportmediaset, se Xhaka dhe Shaqiri kanë vepruar mirë me mënyrën e tyre të festimit, pasi serbët prej ditësh i provokonin.
“Xhaka dhe shaqiri kanë vepruar mirë.
Serbët kishin ditë që na provokonin.
Goditje jepen dhe merren dhe serbët nuk janë engjëj.
Ka pasur një luftë të egër për shumë prindër të lojtarëve tanë, ndaj e kuptoj festimin e tyre, pasi kishte shumë tension dhe presion. Për mua mënyra e tyre e festimit është në rregull”, tha ai.
Ndërsa trajneri i Zvicrës, Petkoviç, ka deklaruar se futbollistët ndjejnë emisione të veçanta kur shënojnë, por duhet ta lënë politikën mënjanë.
Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajic, nga ana tjetër tha se nuk kishte komente për Xhakën e Shaqirin, pasi e konsideron veten njeri të sportit.(TemA)