osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Një krim i pa hetuar i Berishës dhe i bandës së tij: “Qëlloni mbi civilët”! Piloti i MIG zbulon urdhërin që mori në 1997-ën

Një krim i pa hetuar i Berishës dhe i bandës së tij: “Qëlloni mbi civilët”! Piloti i MIG zbulon urdhërin që mori në 1997-ën

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal ‘Qyetar Nderi’ për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit. Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Edhe shokët e mi që u ngritën pas meje të njëjtën gjë bënë. Ne na u dha urdhër që të qëllonim në Turan, mbi depot e Turanit, mbi njerëzit që ishin atje duke marrë armatim. Kur pashë që kishte njerëz u ktheva në bazë. Kolegut tim Agim Matraku që u ngrit pas meje i thashë: pashë, por nuk pashë gjë” pra nuk duhet të veprosh. Edhe ai të njëjtën gjë bëri”, tregon ish-piloti.

Çfarë ndodhi? Në vitin e mbrapsht 97, gjendja politike dhe shoqërore e gjendur në kaos dhe nën ethet e luftës civile, solli një seri pasojash të rënda, çka u desh një kohë e gjatë për t’i shlyer nga memoria, pasojat e së cilës ndihen ende sot në peshën socio-ekonomike të shoqërisë.

Kolonel Fatmiri, i ngarkuar me detyrën e komandantit të regjimentit ushtarak ajror, në bazën e Kuçovës, në një prej atyre ditëve të tmerrit (mars 97) merr urdhër telefonik për të fluturuar me avionin e tij bombardues drejt jugut, me qëllim kontrollin e territorit. Ndërsa pak çaste pasi ai gjendej mbi Tepelenë, ju dha urdhri i dytë për të gjurmuar një autokolonë me mjete civile dhe për ta bombarduar.

Ai e refuzoi urdhrin, duke manipuluar situatën në të cilën ndodhej dhe zbatuar kështu betimin e ushtarakut se: “Do t’i qëndrojë besnik popullit e do të kryejë me nder detyrën ushtarake për mbrojtjen e atdheut pa u tërhequr para asnjë vështirësie dhe rreziku; akt, moral e ligjor.”

Ky akt heroik dhe burrëror i tij, si dhe respektimi me ndërgjegje i betimit solemn të ushtarakut, i kushtoi atij karrierën në Shqipëri me shkarkimim nga detyra. Kjo gjë e detyroi kolonelin të largohej më vonë bashkë me familjen drejt Amerikës.