osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHQUP në alarm nga hapja e dosjes “Hajdari”, zbardhen emrat e politikanëve që do të merren në pyetje, nga Berisha e Pollo, te Topalli dhe Gjana

SHQUP në alarm nga hapja e dosjes “Hajdari”, zbardhen emrat e politikanëve që do të merren në pyetje, nga Berisha e Pollo, te Topalli dhe Gjana

 

Vendimi i dy ditëve më parë i Gjykatës së Tiranës për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit ka filluar të alarmojë dhe të fusë në panik politikën. Pas pranimit të kërkesës së Izet Haxhisë për tu rigjykuar, tashmë furtuna pritet që të përfshijë edhe selinë e PD. Gjatë seancës së fundit gjyqësore të zhvilluar të enjten, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla i renditi gjyqtarit Besnik Hoxha disa arsye se pse duhet të vendoste pro ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Midis të tjerash, ai paraqiti si argument edhe faktin që gjatë procesit të parë gjyqësor ishin thirrur për të dëshmuar 21 politikanë, por këta të fundit nuk janë paraqitur. Gazeta “SOT” ka arritur të sigurojë një pjesë të këtyre emrave. Në listën e siguruar bie në sy që personazhet kanë qenë ose vijojnë të jenë pjesë e Partisë Demokratike, ndërsa në krye të tyre qëndron Sali Berisha. Më konkretisht, pjesë e listës janë: Sali Berisha, Genc Pollo, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, Spartak Koço, Maksim Cikuli, Flamur Shehu, Shaban Memia dhe Pjetër Arbnori. Për të gjithë emrat që janë gjallë, avokati i Izet Haxhisë do kërkojë që të thirren sërish për të dëshmuar.

Roli i anëtarëve të PD

Por çfarë funksionesh kanë apo kanë pasur këta emra në Partinë Demokratike? Nëse fillojmë nga Sali Berisha, ai momentalisht është deputet i PD, ndërsa më parë ka qenë kryeministër si edhe President i Republikës së Shqipërisë në kohën kur ndodhi atentati ndaj Azem Hajdarit. Genc Pollo në vitet 1997 ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Berishës, ndërsa ka provuar edhe postin e ministrit, si ministër i Arsimit apo ministër i Inovacionit, Teknologjisë e Komunikacionit. Për të vijuar me emrin tjetër, Jozefina Topalli ka qenë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si edhe deputete e PD. Sakaq, Jemin Gjana ka qenë ministër i Bujqësisë, kurse tani mban postin e kreut të Departamentit për Kthimin e Figurave Historike në PD. Të dhënat për emrat e tjerë që pritet të dëshmojnë për dosjen “Hajdari” janë: Maksim Cikuli (ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputet i PD në dy legjislatura si edhe ministër i Shëndetësisë në vitet 1994-1997); Flamur Shehu (ka qenë dixhej nëpër organizimet e PD, ka marrë pension të veçantë nga Sali Berisha në 2015); Shaban Memia (ish-deputet i PD, për të Izet Haxhia është shprehur se PD ka tentuar ta vrasë nëse Berisha arrestohej pas grushtit të shtetit në 1998); Pjetër Arbnori (bashkëthemelues i PD, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, u nda nga jeta në vitin 2006).

Të gjithë do dëshmojnë

Duke qenë se emrat e lartpërmendur janë pjesë e Partisë Demokratike, kjo tregon qartë që pikërisht kjo parti është edhe më e rrezikuara apo e alarmuara nga hapja e dosjes “Hajdari”. Ata persona që vijojnë të jenë në jetë pritet që të rithirren për të dëshmuar për detajet që mund të dinë rreth vrasjes së Azem Hajdarit, duke rritur kështu ankthin. Gazeta ka mësuar se avokati i Haxhisë do kërkojë në gjykatë që të pyeten të gjithë. Mund të ndodhë që i pari që mund të merret në pyetje të jetë vetë Sali Berisha, duke qenë se ai është edhe më i akuzuari nga Izet Haxhia. Ndërkohë, duke qenë se tani Izet Haxhia e fitoi të drejtën për tu rigjykuar, pritet që çështja të shkojë në Gjykatën e Apelit, ku ish-truprojën e pret një tjetër betejë e gjatë gjyqësore me akuza dhe kundërakuza. Tashmë detyra e Izet Haxhisë është që të përmbushë “misionin” e ekstradimit të tij: zbardhjen e të vërtetës të vrasjes së shekullit. Tanimë pritshmëritë janë që ai së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Bashkim Nikolla të bëjnë publike prova të padala deri tani që faktojnë se Izet Haxhia është i pafajshëm, se në dosjen “Hajdari” ka futur duart edhe politika dhe se i implikuar në atentat është edhe vetë Sali Berisha. / Mimoza Ibra/Sot