osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Asgjë e re në frontin “Partizan”! SPAK shpëton veten dhe Berishën! Dumani ia hedh në prehër “pataten e nxehtë” GJKKO-së

Asgjë e re në frontin “Partizan”! SPAK shpëton veten dhe Berishën! Dumani ia hedh në prehër “pataten e nxehtë” GJKKO-së

Nga Anri Bala

Të gjitha mediat, ato me zë e me figurë por edhe moria e portaleve që mbushin tregun dizinformues në Shqipëri, njoftojnë se paska ndodhur e “pabesueshmja”: Sali Berishës dhe Abi Malltezit do u komunikohet akuza ditën e mërkurë.

Se ku është çudia këtu nuk e kuptoj, por ama çuditem me turmën e juristëve që grijnë broçkulla çdo ditë nëpër banaqe televizionesh dhe nuk dëgjuam asnjë fjalë për këtë akt ligjor të detyrueshëm të SPAK.

Ishte detyra e tyre meqë e kanë shumë për qejf informimin e publikut për bëmat dhe gjëmat e drejtësisë shqiptare, që të na sqaronin duke na e ndërprerë entusiazmin e rremë, se asgjë nuk ka ndodhur! Madje, organi i hetimit është i vonuar me zgjatjen e hetimeve, për të cilat kërkoi para disa kohësh leje nga GJKKO.

Pra nuk ka ndodhur asgjë e bujshme, por diçka e turpshme me lojën që bëhet, për të mos u bërë drejtësi me çeshtje shumë më të rënda… si ajo e grushtit të shtetit të 14 shtatorit, ajo e 21 Janarit, shitja e pronave publike nga qeveria Berisha, apo milionat e vjedhura nga dhënia e pronave shtetërore “Shqipëria 1 Euro”, ku të gjithë grabitësit e pronave për 99 vjet janë ofiqarët, zagarët dhe ushtarët e Berishës.

SPAK, pa emra, po i bënë një nder Sali Berishës, i cili në çfarëdo faze të hetohet, nuk mund të akuzohet më shumë se shpërdorimi i detyrës së një funksionari shtetëror, vepër penale që dënohet nga 3-7 vjet… pra një dënim të detyruar nga gjykata për ti dhënë më pak se 5 vjet heqje lirie, që për shkak të moshës së të pandehurit, Berisha bënë zero vjet, duke qenë se po bën gati 1 vit arrest shtëpie dhe kush e di sa vite do marrë gjykimi i kësaj çështje.

Në fund, Berisha e mbaron dënimin ose duke bërë politik majë ballkoni ose duke u rikthyer në SHQUP, sepse pas përfundimit të hetimit do kërkoi herë pas here ndryshimin e masës së sigurisë dhe me të drejtë, sepse tashmë nuk përbën asnjë rrezik as për prishje provash, as për largim e as për mosparaqitje. Në këtë fazë ai mund të mos paraqitet kurrë në seancat gjyqësore, sepse do të përfaqësohet nga avokatët e tij, e nëse del i pafajshëm do dëmshpërblehet.

Kjo gjë vlen dhe për dhëndrin, i cili nuk mund të akuzohet për korrupsion pasiv, sepse nuk ka asnjë provë për dhënie të vlerave monetare tek Berisha. Pra një dosje qesharake, që do të degjeneroi si çështja “Babale”, ku i dënuari me burg prej katër vitesh vjen vërdall si deputet, madje kryeson dhe Komisionin për Drejtësi dhe Ligj.

Kurse largimin e Saliut nga politika nuk ka prokurori që mund ta bëj. Që të largohet Berisha nga politika duhet një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Apelit dhe që të merret ky vendim, duhet kohë e paparashikueshme. Me manovrat e Berishës i bie që gjykata ta dënoj atë… pas vdekjes! Kjo, nuk është as çudi as humor.

Kur arrin të tallet dhe përdor gjykatat prej disa vitesh një politikan si Sali-anji, që Saliu i msdh si ai bënë nga një çdo mëngjes, imagjinoni sa vite do u duhet gjykatave të japin një vendim apeli për “babën”, sepse gjyqtarë si zonja Olldashi ka me shumicë, e në këtë sistem drejtësie t’i pshurrin faktet dhe povat… faktin e kanë mes faqeve të kodit penal, jeshile apo të murosura./Ekskluzive.al