Mbrëmjen e sotme zemrat tona u ngritën të gjitha peshë pas dy golave të shënuar nga futbollistët shqiptarë kundër kombëtares serbe, ndërkohë që ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Në një foto ku duken Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duke festuar golat e tyre me shqiponjën në duar e zemër, kryeministri ka zgjedhur të mos shtojë gjë tjetër, veçse ta cilësojë këtë kolazh si fotoja e ditës.
Serbia u mund me rezultatin 1-2 në stadiumin e Kalingradit, Rusi nga kombëtarja e Zvicrës ku luajnë edhe 5 futbollistë me origjinë shqiptare.