Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e PS edhe për vrasjen tragjike të Egli Progës në qytetin e Pogradecit, i cili ndërroi jetë pas dhunës së ushtruar nga një person.
Rama tha se ngjarja është përdorur politikisht, ndërsa tha se policia e bëri detyrën, por ka qenë një prokuror i paaftë që ndryshoi akuzën.
Kryeministri tha se PS nuk mbron ministrat, dhe jo më një punonjës, i cili nuk është anëtar i PS, madje ka qenë i dënuar më parë.
Rama: U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin. Gënjeshtër. Shpejtësia dhe ndalimi i autorit është dokumentuar. U tha se ambulanca erdhi 40 min me vonesë, gënjeshtër. Mbërritja e ambulancës është e dokumentuar.
U përhap përralla se autori kishte mburojë politike, gënjeshtër. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbron as ministrat, por në rastin konkret ai “dajë” i autorit të krimit në fjalë që dikur ka qenë pjesë e PS është një person i dënuar me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë angazhim me PS. I ndjeri po, ai ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja, por punonjës i OSSHE.
Derisa e vërteta të veshtë pantallonat gënjeshtra me 7 bishta e bëri 7 xhiron e vendit tonë. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë, që pa kryer asnjë hetim ndryshoi përcaktimin e policisë si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh dhe të vogël.
Kështu popullit ju dha pa pikë turpi dhe mëshirë doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Derisa duke organizuar një protestë mashtruese kundër qeverisë, ndërkohë që cështje ishte dorëzuar korrektësisht nga policia në duart e pushtetit gjyqësor.
Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori një të pandehur një polic patrulle, duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të patrullës në raste të tilla. Më keq akoma, duke bërë politikë në vend që të bënte hetim të pavarur.