Një grup i vogël militantësh u mblodhën sërish sot në protestën para bashkisë së Tiranës.
Edhe pse gushti u mbyll dhe pushimet ikën, militantët që protestojnë nuk janë shtuar në numër. Sërish janë një grusht, dhe mund të numërohen me gishta, tregues se pavarësisht thirrjeve nga ballkoni mbështetja ndaj Sali Berishws ka rënë.
Ndërkohë disa nga militantët u shfaqën me thasë me mbeturina para bashkisë.
Përfaqësuesit e PD kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, në kuadër të asaj që ata e quajnë edhe skandali me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar, por dhe lirimin e Sali Berishës, që prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie.
Protestat e fundit janë shoqëruar me një pjesëmarrje të vetëm një grushti njerëzish dhe që numërohen me gishtat e dorës, teksa më parë ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj godinës me “menu” të pasur, nga vezët dhe fruta-perimet, tek flakadanët, tymuset, molotovët dhe djegia e gomave të përdorura, duke ndotur ambientin.