Albin Kurti tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare me supergafën që bëri dje duke zgjidhur gabim një ekuacion matematikor të klasës së shtatë. Edhe pse në atë moment gafa nuk u kuptua, por u duartrokit edhe nga ministrja e Arsimit, gabimin e kapën ndjekësit e rrjeteve sociale.
Si nisi?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte të mërkurën (4 shtatorit) në një shkollë në komunën e Podujevës kur nisi të zgjidhte një ekuacion në dërrasën e zezë të klasës së shtatë në një shkollë fillore të komunës Podujevë.
Gjatë inaugurimit të shkollës, kryeministri, i cili është diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës – hyri në klasë dhe iu drejtua dërrasës së zezë dhe mori shkumësin për të zgjidhur ekuacionin matematikor, me një të panjohur (X).
‘Uh- oh’
Pasi Kurti e zgjidhi me besim ekuacionin, të gjithë në sallë duartrokitën, mes tyre edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci një tjetër analfabete.
“Por kishte një problem: Kurti kishte përgjigjen e gabuar. Uh-oh”, shkruan ‘Politico’.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e dalluan shpejt gabimin në zgjidhjen e Kurtit, i cili duhej të ishte x=0 në vend të x=5. Gabimin e pranoi edhe vetë kryeministri pak orë më vonë me një reagim në Facebook reflektoi dhe kërkoi ndjesë.
“Të dashur nxënës, ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore.
Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.
Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0. Ju përshëndes e ju dua fort, Albini” – shkroi ai në rrjetet sociale
“Politico”: Kurti ngatërroi ushtrimin matematikor për fëmijët
Supergafa tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Prestigjozja “Politico” e cilëson gafën e kryeministrit “incident të algjebrës” ndërsa lajmi është me titull “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e ushtrimit matematikor të fëmijëve”.