Saranda është një qytet, pasuria e të cilit gjendet jo vetëm mbi tokë në formën e plazheve me ujëra të kristalta, por edhe nën të. Bazilika-Sinagogë e këtij qyteti është një objekt, i cili daton nga shekulli i IV para erës sonë deri në shekullin e VI. E pozicionuar brenda mureve të kalasë mesjetare të Onhezmit, kjo bazilikë është një dëshmi e gjallë e historisë s e hershme të qytetit bregdetar.
Në kontekstin urbanistik dhe arkeologjik, ky kompleks i rrallë për periudhën, tregon organizimin e qendrës antike të Sarandës. Rrënojat e saj shërbejnë edhe si një dëshmi historike e ekzistencës së një komuniteti të pasur hebre, që ka jetuar dikur në këtë zonë.
Me interes të veçantë është dyshemeja mozaik, ku gjenden simbole të rëndësishme hebraike.
Për shkak të vendndodhjes në qendër të qytetit, Bazilika-Sinagogë shërben edhe si ndalesa e parë për shumë turistëve të huaj, që zgjedhin të vizitojnë Sarandën.