olicia e Tiranës njofton sot se ka vendosur 175 gjoba për ata drejtues mjetesh që kanë shkelur sinjalizimin rrugor dhe nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve.
Njoftimi i policise
Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masa administrative drejtues mjetesh për mos respektim të së drejtës së kalimit të këmbësoreve në vija te bardha dhe për “shkelje” të sinjalizimit rrugor.
Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.
Kontrollet u fokusuan në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera, ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.