osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vrau prindërit dhe vëllain 12-vjeç… “U ndjeva i huaj nga kjo familje”! “Anjshtanji i ri”, gjeniu 17-vjeçar në matematikë në Itali: Mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja

Vrau prindërit dhe vëllain 12-vjeç… “U ndjeva i huaj nga kjo familje”!  “Anjshtanji i ri”, gjeniu 17-vjeçar në matematikë në Itali: Mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja

Autoritetet italiane nuk po gjejnë dot motivin që nxiti 17-vjeçarin e cilësuar si “Anjshtanji i ri”, që të ndërmerrte krimin e trefishtë në familje, vrasjen e prindërve dhe vëllait.

Për psikologët kjo dinamikë kriminale ndodh shumë rrallë, kur faktorët psikologjoko-socialë kryqëzohen ekstremisht mes tyre. Kjo ka ndodhur edhe në masakrën ku djali i quajtur Ricardo, pas festës së ditëlindjes së babait 51-vjeçar Fabio Mulino Bianco, biznesmen ndërtimi në zonë, e vrau atë me thikë dhe më tej nënën 49-vjeçare Daniela dhe vëllanë 12-vjeçar, Lorenzo.

Në fillim i mituri e shiti si një krim të të atit dhe më tej ai, që në gjaknxehtësi e për t’i mbrojtur nënën dhe vëllanë, qëlloi mbi 51-vjeçarin. Por rreth orëve të mbrëmjes së diel, Ricardo dha versionin e ri: “I vrava unë të gjithë”, tha talenti i Matematikës për hetuesit.

Krimi i veshur nga misteri, nxënësi shembullor i kthyer në vrasës të familjes

“Nga dikush që arsimohet në shkencë, luan lojëra matematikore dhe ka një familje të tillë, si mund të presësh diçka të tillë?”, ishin reagimet e banorëve të zonës.

Misteri ndodhet ende brenda mendjes dhe trupit të nxënësit që për tre javë mbush 18-vjeç. Paraprakisht ekspertët e kanë një shpjegim sipas dinamikës. I pari është vrarë vëllai i vogël, Lorenzo 12-vjeçar, teksa flinte.

Pra ndoshta edhe xhelozia për vëllanë e vogël mund të ketë ndikuar në një dinamikë sjelljesh të mëparshme. Dhe më pas prindërit, nëna Daniela dhe babai Fabio, teksa hetuesit gjetën 51 qirinj të fikur nga festa e kthyer në mort e ditëlindjes.

Kryefamiljari njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, që zotëronte kompaninë VMF, të trashëguar nga familja e tij. Shumë nga shtëpitë e zonës me tulla dhe kopshte i kishte ndërtuar ai, ku në një prej tyre jetonte edhe vetë.

Daniela punonte në dyqanin e të brendshmeve dhe kostumeve në Cinisello Balsamo, aty pranë dhe e martuar me Fabion që nga viti 2012. Ajo ishte krenare për fëmijët e saj, madje 17-vjeçarin autor të masakrës e cilësonte “fëmija im Anjshtajn” në postimet në rrjetin social, duke hedhur edhe foto teksa luante në U-19, të një ekipi volejbolli në brendësi të Milanos.

I pyetur dje nga hetuesit nëse “matematika” mund të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e tij, autori vetëm tundi kokën dhe ka shtuar se:

“U ndjeva i huaj nga kjo familje. Si, nuk mund të thosha… mirë: i shtypur. Nuk mund t’ju them për sa kohë. Për një kohë. Dhe mendova se duke i hequr qafe të gjithë ata, do të shpëtoja edhe nga ky problem, kjo ndjenjë”!.