Prishtinë – Një i vrarë e 5 të plagosur është bilanci i përplasjes me armë të shënuar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Mediat kosovare shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.
I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave, bën të ditur klan kosova. Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali.
Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.