osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ishin një familje e qetë dhe e pasur!” E rëndë në Itali, 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllain 12-vjeç, ndryshon disa herë dëshminë: Kam vrarë vetëm babain

“Ishin një familje e qetë dhe e pasur!” E rëndë në Itali, 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllain 12-vjeç, ndryshon disa herë dëshminë: Kam vrarë vetëm babain

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51-vjeç dhe Daniela A., 49-vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12-vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.

Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thikë dy prindërit e tij dhe të vëllain. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51-vjeç dhe Daniela A., 49-vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12-vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.

Bëhet me dije se 17-vjeçari, autori i kësaj ngjarjeje, ka rrëfyer në polici se ai vrau babain e tij pasi kishte goditur me thikë nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar. Djali fillimisht u shpjegoi hetuesve se u zgjua në mes të natës duke dëgjuar britmat e nënës dhe vëllait të tij, që ishin qëlluar për vdekje nga babai i tij. Ai tha se hyri në dhomën e vëllait dhe pa babain të ulur në një karrige me thikë pranë tij, dhe pa trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe nënën në dysheme. Në atë moment ai tha se kishte vrarë babain.

Pasi ka kryer krimin, 17-vjeçari ka telefonuar policinë, duke thënë “kam vrarë babin tim, ejani”. Ky version sipas hetuesve ra, për shkak se 17-vjeçari nuk kishte shenja sherri dhe gjatë analizës së banesës u konstatuan disa mospërputhje me dëshminë e tij. Në përfundim të marrjes të gjatë në pyetje, djali ka ndryshuar më pas historinë e tij, duke pranuar se jo vetëm se kishte vrarë të atin, por të gjithë familjen, pa përfshirjen e personave të tjerë.

Raportohet se 3 viktimat janë goditur disa herë me thikë. Trupi me më shumë lëndime është ai i djalit 12-vjeçar. Për këtë, hipoteza e hetuesit është se i pari që është goditur ka qenë i mituri. Trupi i tij u gjet nga karabinierët në dhomën e gjumit që ai ndante me vëllain e tij të madh. Në të njëjtën dhomë, ngjitur me atë të prindërve, janë gjetur edhe trupat e babait dhe nënës. Fqinjët raportuan se ata ishin një familje e qetë dhe e pasur.