Zbardhen detaje nga takimi informal i kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar.
Raportohet se qëllimi primar i mbledhjes ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2025.
Mbledhja është e ndarë në disa blloqe, ai social, i drejtorëve dhe i komunikimit.
Qëllimi primar i mbledhjes ka të bëjë me zgjedhjet e 2025 se si ministrat do të komunikojnë para dhe gjatë fushatës.
Në këtë takim informal krahas institucioneve janë edhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, nënkryetari i Kuvendit, përfshi edhe drejtorët e institucioneve të varësisë në Kryeministri.
Kjo mbledhje është e ndarë në disa blloqe, blloku social ku përfshihet siguria, mbrojtja, blloku i drejtorëve ku do të tregohen prioritetet dhe blloku i komunikimit, i cili është më i rëndësishmi.
Vetë Rama ka shprehur mbështetjen për të fituar dhe qeverisur mandatin e katërt.
Mbledhja parashikohet të zgjasë deri në orën 18:00 dhe nuk dihet nëse Rama do të preferojë të ketë një komunikim me mediat.