“Aquario Italian Seafood,” është një biznes në fushën e kulinarisë me pronar shqiptar dhe italian në qytetin Keller të shtetit të Teksasit, në SHBA. Restoranti i specializuar në përgatitjen dhe shërbimin e produkteteve të detit iu ofron klientëve shijen e rafinuar të kuzhinës italiane dhe mikpritjes mesdhetare e asaj shqiptare.
Restoranti i njohur për përgatitjen e pjatave moderne e tradicionale italiane, së fundmi ka tërhequr edhe vëmendjen e rrjetit të njohur televiziv amerikan, NBC, i cili i ka dedikuar atij një reportazh. Gazetarja Kristen Dickerson ka biseduar me dy bashkëpronarët në lidhje me veçantitë e kuzhinës që “Aquario Italian Seafood” ofron.
Fredi Plaku dhe Nino Rata, pronari me kombësi shqiptare i restorantit, u shpreh se “Aquario Italian Seafood” është një vend ku pjatat moderne e tradicionale italiane përgatiten me ingredientët më të mirë dhe më të freskët në treg, duke iu shtuar edhe shijet tipike të kuzhinës Teksane.
Veç pjatave tipike italiane, restoranti sjell edhe një koleksion të gjerë verërash, si edhe specialitete koktejlesh për të shoqëruar gatimet.
Qysh nga hapja e tij, “Aquario” ka marrë një sërë komentesh positive nga klientët, shumica e të cilëve janë bërë klientë të rregullt të restorantit, të cilët kthehen gjithmonë aty në kërkim të shijeve autentike dhe atmosferës së ngrohtë e mikpritëse.
https://www.nbcdfw.com/texas-today/taste-authentic-italian-seafood/3631653/