Zvicra ka marrë një fitore spektakolare në sfidën e dytë të Grupit E të kampionatit Botëror kundër Serbisë.
Dy lojtarët me orgjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i dhuruan fitoren përfaqësues se Zvicrës që hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër.
Një super lojë e Zvicrës që mori një tre pikësh mëse të merituar duke e dominuar takimin dhe pse u gjendën të parët në disavantazh.
Një super gol i shënuar nga Granit Xhaka në minutën e 52-të dhe goli i Shaqirit në minutën e 90-të i dhanë fitoren ekipit të Zvicrës duke zhvlersuar golin e Mitrovic.
Qershia mbi tortë e kësaj fitoreje të Zvicrës ishte festa me shqiponjë që bën dy lojtarët në momentet e shënimit.
Më poshtë golat e takimit. (TemA)
Goli i shenuar nga Mitrovic
Goli i shenuar nga Xhaka
Goli i shenuar nga Shaqiri