Tashmë kemi hyrë në muajin shtator dhe pushimet kanë përfunduar edhe për politikën. Të parët që do t’i rikthehen me forca të plota aktiviteteve janë socialistët.
Sot kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë në Dajt anëtarët e kabinetit. Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18.00.
Përgatitjet për sesionin e ri parlamentar dhe një analizë e punës së bërë përgjatë 8 muajve nga socialistët në pushtet pritet të jenë në fokusin e mbledhjes.
Shtatori për socialistët, do të nisë kështu me llogaridhënie si brenda qeverisë ashtu edhe partisë, pasi mbledhjen e sotme të qeverisë do ta pasojë një mbledhjes më 8 shtator në Durrës e Asamblesë së re të dalë nga Kongresi i 28 korrikut.