Kafeja dhe pijet joalkoolike në makinë janë ndër zakonet e gjithë shoferëve, e sidomos atyre që kanë për të bërë rrugë të gjata.
Mirëpo konsumimi i tyre gjatë drejtimit të makinës është i ndaluar për shoferët dhe shkelja mund të dënohet me gjobë.
Greqia ka rritur gjobën si dhe ka ashpërsuar edhe më tej ligjin me heqje patente për ata që konsumojnë kafe apo pije të tjera teksa drejtojnë makinën. Kjo për shkak se mund të shpërqendrojë shoferin dhe të rrezikojë sigurinë e pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Një shofer që kapet duke pirë kafe në Greqi dënohet me gjobë administrative prej 100 euro dhe heqje në vend të patentës së drejtimit për tridhjetë e 30 ditë.