osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flamur Noka është përfshirë në krime e korrupsion: Ja si SPAK do ta “çmontojë” ushtarin e Berishës dhe Metës

Flamur Noka është përfshirë në krime e korrupsion: Ja si SPAK do ta “çmontojë” ushtarin e Berishës dhe Metës

vokat Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, avokat Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë dhe të drejtpërdrejtë, teksa ka bërë të ditur se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetime të thella për aferat e dyshuara të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Po ashtu, Beqiri ka akuzuar Nokën për përfshirje në krime dhe korrupsion, ndërkohë që ka denoncuar tentativat e tij për të shantazhuar gazetën “SOT” me padi dhe kallëzime fiktive. Sipas Beqirit, këto veprime janë një përpjekje e dështuar për të mbrojtur imazhin e tij dhe për të ndikuar në raportimin e medias mbi aktivitetet e tij të dyshimta.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha mbi ndikimin e mundshëm të këtyre padive në lirinë e medias në Shqipëri, në një kohë që SPAK vazhdon të hetojë thellësisht aferat e dyshuara të Nokës, që siç e quan avokat Beqiri nuk është gjë tjetër veçse një “ushtar” i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

-Avokat Beqiri, deputeti i PD i Flamur Noka ka paditur gazetën “SOT”, kryeredaktorin e kësaj gazeta, Rigels Seliman dhe juve në Gjykatë. Mund të na jepni një përmbledhje të rastit që ka çuar në padinë e Flamur Nokës ndaj gazetës “SOT” dhe juve që keni dhënë intervistën për ne, për të cilën deputeti i Sali Berishës është alarmuar? Çfarë përmban padia dhe cilat janë akuzat specifike?

Ne në gjyq do ta shkatërrojmë Flamur Nokën (‘ushtarin’ e Metës dhe Berishës), pasi padia jonë është regjistruar dhe ka nisur çështja penale për të. Ai është në proces verifikimi të pasurive dhe ne na intereson më shumë që të mos bëhen të ditura këto gjëra pasi unë e kam informacionin me shkrim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK-u) se çfarë po bën për të. E kam me firmë të kreut të SPAK, Altin Dumani, ku më ka informuar se çfarë po bën me çështjen por nuk ua kam dhënë, thjesht dhe vetëm që të mos e dekonspirojmë procesin por të vazhdojë. Ata thonë për shpifje, Flamur Noka thotë se ke shpifur ndaj meje, pasi nuk kam bërë korrupsion, pasuritë i kam të ligjshme, nuk kam punë më pasaportat, pasi vetëm kam zbatuar ligjin, e kam zbatuar drejtë. Të gjitha budalliqe, të kundërtën e atyre që themi ne në kallëzim.

-Çfarë e shqetëson më së shumti Flamur Nokën në lidhje me përmbajtjen e artikujve të publikuar nga gazeta “SOT”? A ka ndonjë informacion të veçantë që e ka bërë të shqetësohet…

Flamur Noka nuk mund të heshte, sepse zakonisht ndaj Sali Berishës e familjes së tij e Ilir Metës, të cilët rrallë të kundërvihen, pasi e dinë se janë të mbushur deri në grykë, këta të tjerët gjithmonë për t’iu hequr gjoja që nuk kam gjë, këta bëjnë kallëzime e padi në gjykata, por nuk herë e parë që ju si media jeni paditur dhe iu kam përfaqësuar në gjyqe. Sikurse dhe mua më kanë paditur e kallëzuar. Dhe unë kam gjithë ato procese, jo Shemsi Prençi, jo Ferdinand Dervishi, e jo Pamflet, nuk kemi lënë gjë pa bërë kundër tyre e këto kundër nesh.

Për momentin nuk ia vlen të flasim derisa të shkojmë në gjyq, të marrim aktet pasi ato kanë dorëzuar kallëzimin në Gjykatë, por ne nuk na ka ardhur gjë, as mua dhe as juve nuk iu ka ardhur materiali. Kur të shkojmë në Gjykatë ne te Sokol Pashaj, pasi ai është gjyqtari i çështjes, ai do të na japi edhe kallëzimin dhe ku e mbështesin ato në cilat prova kur thonë që ka shpifje. Gjatë zbardhjes ne do të bëjmë argumentet tona.

-Padia e Flamur Nokës ndaj gazeta “SOT” dhe Z. Rigels Seliman a mund të konsiderohet presion për t’i mbyllur zërin medias së vetme në Shqipëri që ka mbetur e pavarur dhe e pa kapur?

Domosdo, është presion i hapur që i bëhet shtypit të lirë. Duke ditur që njerëz të tillë janë të implikuar në krime e korrupsion dhe janë të zhytur keq në të, atëherë këto njerëz kërkojnë që të shmangin median si të shkruar dhe audiovizive, me presione të tilla me kallëzime ose me padira, me gjoba. Duan t’i trembin që të tërhiqen nga mision i tyre, mirëpo këtë gjë se realizojnë dot.

Dhe Gjykatat mbajnë qëndrime serioze dhe nuk lejohet kurrë të japin vendime pro politikës e sidomos kur ka të vërteta të vërteta brenda, por nga ana tjetër edhe sikur të ketë ndonjë tepri, rruga e vetme në këtë mes është që në vend të bësh padi, ti bëj përgënjeshtrimin duke treguar shkrimin dhe thuaj që në filan faqe është botuar x gjë, por e vërteta qëndron kështu dhe më pas shpjego të vërtetën.

-A mendoni se kjo padi ka potencial për të krijuar një precedent të ri në sistemin juridik që mund të ndikojë në mënyrën se si mediat raportojnë për figura publike në të ardhmen? Si mund të ndikojë kjo në lirinë e medias dhe të drejtën e informimit?

Media dhe shtypi janë të lira dhe janë njerëz vendimesh të Gjykatës së Strasburgut, të cilat gjithmonë i kanë dhënë të drejtë medias dhe madje kanë lejuar dhe një lloj teprimi që mund të shkojë një gjë më shumë, por midis asaj që të shtojë një gjë më shumë që mund të konsiderohet ndonjëherë edhe si informacion i gabuar në raport me informimin që duhet bërë publikut. Kush duhet të përvëlojë, kjo që publiku duhet informuar, qoftë dhe për një gjë që nuk është plotësisht e vërtetë.

E për rrjedhojë nuk mban përgjegjësi media, sidomos kur media bën intervista njerëzve publik dhe ato japin përgjigje, e kanë përgjegjësinë individuale. Noka nuk ka punë me gazetën por ka punë me mua. Gazeta ‘SOT’ dhe kryeredaktori i gazetës ‘SOT’, Rigels Seliman, më mori një intervistë mua dhe unë jam avokat e profesionist, jam një njeri që po jap informacione të sakta dhe gazeta i merr të mirëqena se çfarë them unë, pasi e di që jam person publik dhe në veprimtarinë time kam bërë kallëzime të ndryshme e përfaqësime e kam mbrojtur viktima, të cilat kanë dalë siç i kam thënë. Atëherë jam i besueshëm për gazetën ‘SOT’ e si e tillë më botojnë, por nga ana tjetër e mbaj vetë përgjegjësinë për ato gjëra e di vetë si të argumentoj gjërat që kam thënë në intervistë.

-Ju e keni kallëzuar Flamur Nokën në SPAK. Përse e akuzoni dhe a ndiheni i frikësuar?

Ne i kemi thënë akuza reale se çfarë ka bërë, siç ishte koncesioni që të mbyllej për 10 vite e përse e bëre dhe për 10 vite të tjera kur do ta merrte shteti shqiptar. Pse ia dhe koncesionarit një fitim marramendës, pse rrite çmimin e pasaportave dhe e bërë 3 herë më shumë sesa ishte, për të vjedhur vetë.

Sikurse i themi në Gjykatë se me çfarë i vure këto pasuri që ke, ia themi konkretisht se ti pate një pasuri që ishte 130 mijë euro se kaq e shite dhe more një pasuri te Liqeni, së bashku me Shkëlzen Berishën që kushton 800 mijë euro, mbi cilën bazë monetare, ku i gjete paratë, sa është rroga juaj.

Mbi cilën bazë i dhe shtëpinë mamasë tënde në pallatet sociale në Sarandë. Çfarë punë do motra e vëllai jot nga Kukësi në Sarandë, duke shpërdoruar detyrën si ministër i Brendshëm. Këto gjëra i themi në kallëzimin penal.