Nga Pjerin Ndreu
Si nje njeri qe e frekuenton Kosoven shpesh, qe kam miq te mire pafund atje dhe me kane, si kryetar i nje qyteti qe me se shumti popullohet nga shqipetaret e Kosoves gjate sezonit turistik, jam i indinjuar nga dalldisja publike e nje aktori ne Kosove!
Nuk eshte hera e para qe disa personazhe ketej dhe andej flasin brockulla! Shqiptaret e Shqiperise skane asnje inferioritet ndaj atyre te Kosoves dhe as ata te Kosoves ndaj Shqiperise!
Ne ju gezohemi njelloj, Gjergj Kastriotit, Nene Terezes, Fishtes, Kadarese, Granit Xhakes, Gjerdan Shaqirit, Ermonela Jahos, Xhon e Xhejm Belushi, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, vellezerve Frasheri, Dua Lipes dhe Rita Ores, Ermal Metes, Ana Oxes e Rame Lahajt, Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Luiza Gega, Nexhmie Pagarusha dhe Vace Zela etj. kujdo shqipetari qe shkelqen!
Ne Shqiperi jane gatuar kenget, Mora Fjale, Marshi i UCK, A vritet pafajesia etj. si shenje e qarte atdhedashurie per Kosoven, pa asnje kompleks inferioriteti! Kush nuk don Shqiperine nuk don as Kosoven, kush nuk don Kosoven nuk don as Shqiperine! Eshte nje binom qe nuk zhbehet me lajthitje te disa dallkaukeve!
Serbe ka edhe ne Kosove, bile ka pas edhe ministra, mallra serbe shiten ne supermarkete dhe qarkullimi i mallrave Serbi-Kosove eshte ne nivele te larta. Politikanet reciproke Kosove-Serbi takohen bashke per te rregullu gjerat etj.
Sikur po behet bajat shfryrja drejt Shqiperise sa here qe luan mensh ndonjeri dhe vjell vrer! Ne jemi nje pavaresisht gozhdave te budallekut nga kushdo shqipetar qe nxit urrejtje! Turp!