Ky është momenti kur një raketë “Falcon 9” e kompanisë hapësinore “SpaceX” të Elon Musk merr flakë pak çaste para se të prekë tokën. Raketa pa pilot ishte përdorur për të dërguar në hapësirë disa satelitë Starlink por, pas kthimit në tokë, nuk ia ka dalë mbanë të ulet me sukses.
Aksidenti i raketës së “SpaceX” sjell lajme jo të mira për dy astronautët e NASA-s, të cilët gjenden të izoluar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), pas problemeve teknike të anijes hapësinore Boeing Starliner. Shpresa e vetme e tyre për t’u rikthyer në tokë është nëpërmjet kapsulës Dragon të kompanisë “Space X”, e cila do të udhëtojë drejt hapësirës duke përdorur raketën e tipit “Falcon 9” dhe supozohet të kthehet bashkë me dy astronautët në shkurt të vitit 2025.
Por, problemi i fundit i kësaj rakete rrezikon ta shtyjë kthimin e dy astronautëve edhe më gjatë, duke iu vënë atyre në rrezik shëndetin, por edhe jetën. Astronautët gjenden të izoluar në hapësirë prej tri muajsh.