Kreu i partisë kryesore opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis po zhvillon një ceremoni 4-ditore martesore në Hania, qytetin portual të Kretës.
Sëbashku me bashkëshortin e tij amerikan Tyler McBeth, ata bënë betimet për besnikëri ndaj njëri tjetrit mes miqve, familjarëve dhe të ftuarve të tjerë.
Ata kanë përfituar nga ligji që legalizon martesat mes partnerëve të së njëjtës gjini që u miratua në parlamentin grek në muajin Shkurt të këtij viti.
Mediat greke shkruajnë se ceremonia 4-ditore nisi të Mërkurën me një darkë për 70 persona në një restorant luksoz në Hania, që mendohet t’i ketë kushtuar gjithsej mbi 12 mijë Euro çiftit të meshkujve, me verëra mbi 6 600 Euro, ushqime 3 300 Euro e meze e ëmbëlsira mbi 2 mijë Euro. Ceremonitë do të vazhdojnë deri natën e të Shtunës.
Ata nuk do të paraqiten pranë autoriteteve për të lidhur martesë zyrtare, pasi këtë e kanë bërë në Nju Jork, vendlindjen e partnerit të Kasselakisit që në Tetor të 2023-shit.
Ligji i martesave mes homoseksualëve ishte nismë e kryeministrit konservator Kyriakos Mitsotakis, por që u mbështet edhe nga të majtët e Kasselakis