osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë

Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë. I banuar midis viteve 6.200 para Krishtit dhe 4.000 para Krishtit, dhe i vendosur në Lin të Pogradecit, ky vendbanim zbulon sesi jetonin njerëzit rreth 8.000 vjet më parë në banesat neolitike të liqenit, të njohura si palafite. Një ekspeditë arkeologjike zvicerano-shqiptare ka konfirmuar se siti është një ndër vendbanimet më të vjetra buzë liqenit në Evropë. Është gjithashtu një nga vendet e para ku bujqësia u përhap në Evropë nga Lindja e Afërt, fillimisht përmes Mesdheut dhe më pas drejt veriut në të gjithë kontinentin.

Drejtuesi i projektit, profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, shpjegon se kjo nuk do të thotë se vendbanimi ka qenë i banuar vazhdimisht për 2.000 vjet. Përkundrazi, disa fshatra janë ndërtuar në të njëjtin vend kohë pas kohe. “Popullsia ka përdorur rreth 300 pemë për të ndërtuar vendbanimin, që është një pyll i tërë. Qëllimi kryesor i projektit është të kuptojmë se si është zhvilluar bujqësia. Shtresat organike në zonat arkeologjike të ligatinave i ruajnë materialet shumë më mirë, duke ofruar informacione thelbësore mbi atë se si u përhap bujqësia në Evropë. Ne po gjurmojmë një moment kyç të këtij tranzicioni”, thotë ai, ndërsa ekipi i tij vazhdon një gërmim nënujor në liqenin e Ohrit pranë Pogradecit.

Kërkimi financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit EXPLO, që synon të eksplorojë dinamikën dhe shkaqet parahistorike të ndryshimit të përdorimit të tokës në djepin e bujqësisë evropiane.

“Ne e dinim se rajoni kishte potencial të rëndësishëm për kërkime arkeologjike mbi origjinën e bujqësisë. Në aspektin arkeologjik, ky është një projekt madhor, që përfshin katër profesorë, tri shtete, universitetet e Bernës, Oksfordit dhe Selanikut dhe më shumë se 200 njerëz, përfshirë arkeologë, zhytës dhe staf mbështetës teknik. Kërkime si ky kanë nevojë për burime të konsiderueshme – varka, automjete, madje edhe ngritjen e një laboratori që e kemi në Bernë – dhe këto nuk mund të ndodhin pa fonde të mjaftueshme. Projekte të kësaj shkalle janë të mundshme vetëm me grante si këto”, thotë profesori Hafner.

Duke qenë se bregu i liqenit gjatë periudhës së neolitit mendohet se ka qenë në afërsi të rrugës së sotme, arkeologët kanë gërmuar në dy zona në një thellësi prej 3-4 metrash. “Vendi shtrihet në 300 metra gjatësi dhe 200 metra gjerësi, ose rreth 6 hektarë. Sot, një pjesë e zonës është nën ujë, ndërsa një pjesë është në tokë, ndaj po gërmojmë në të dyja zonat”, vëren ai.

Pemët e përdorura për të ndërtuar shtëpitë palafite dhe palisadet- gardhet mbrojtëse- po analizohen tani për të datuar zonën, duke përdorur unazat e trungjeve të atyre pemëve. “Kemi përdorur dy metoda: datimin me karbon dhe dendrokronologjinë – një term që vjen nga fjala “dendro”, që do të thotë pemë në greqishte, ndërsa “kronologji”, studimi i kohës. Duke ekzaminuar unazat e pemëve, mund të përcaktojmë vjetërsinë e zonës. Kemi zbuluar dy palisade në Lin me një diferencë 500-vjeçare mes tyre”, shpjegon profesor Hafner. Ndërsa datimi me radiokarbon ka një saktësi shekullore, dendrokronologjia është më e saktë, pasi përcakton potencialisht vite specifike.

Vendbanime të ngjashme në Zvicër tashmë janë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, megjithëse janë 2.000 vjet më të reja. Profesor Hafner beson se zona e Linit e ka gjithashtu këtë potencial, por sugjeron që, duke qenë se Liqeni i Ohrit është tashmë një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “do të kishte më shumë kuptim që kjo zonë të integrohej në projektin ekzistues për liqenin”.

Adrian Anastasi, anëtar i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, ka punuar prej vitesh në zona nënujore, si në mjediset detare ashtu edhe ato liqenore. Ai vë në dukje se zgjodhën të gërmojnë në këtë zonë ndër gjashtë zona të ngjashme në rajon, pasi ishte e rrezikuar nga gjuetarët e thesareve, por gjetjet e vitit të kaluar i kaluan pritshmëritë.

“Këtë vit, konfirmuam atë që zbuluam vitin e kaluar. Fillimisht menduam se zona ishte 3 hektarë, por tani kemi të dhëna që tregojnë se mbulon 6 hektarë. Po punojmë për një planimetri dhe vizatimin në shkallë dhe synojmë t’u përgjigjemi disa pyetjeve, si p.sh., pse njerëzit zgjodhën të ndërtonin shtëpi në liqen, gjë që është më sfiduese sesa ndërtimi në tokë. Gjithashtu, duam të përcaktojmë nëse planimetritë kanë qenë drejtkëndëshe apo rrethore, dhe si kanë qenë të orientuara në raport me liqenin”, thotë Anastasi.

Gjatë gërmimeve është gjetur qeramikë dhe kocka, ndërsa studentë nga Gjermania, Austria, Franca dhe Shqipëria kanë bashkuar forcat, duke mbledhur një ekip evropian për të ruajtur këto gjetje prehistorike në Evropë.

Projekti EXPLO ka marrë fonde nga Këshilli Evropian i Kërkimeve (ERC) në kuadër të programit të Bashkimit Evropian për kërkimin dhe inovacionin “Horizont 2020”. Ai propozon një qasje të re ndërdisiplinore për të hetuar çështjet kyçe në lidhje me ndërveprimin midis mënyrave të mëparshme të jetës njerëzore, përdorimin e tokës dhe mjedisit më të gjerë përmes një kombinimi unik të qasjeve të modelimit matematikor arkeologjik, biologjik dhe dinamik. Zonat arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane.

Sedimentet natyrore të liqeneve dhe vendbanimet prehistorike të zhytura në ujë ofrojnë kushte të jashtëzakonshme ruajtjeje dhe njohuri unike holistike për dinamikën e dikurshme të antroposferës, biosferës dhe gjeosferës. Informacioni në zonë nga gërmimet do të kombinohet me të dhëna paleomjedisore jashtë zonës, nga të njëjtat liqene, për të hetuar strategjitë e dikurshme të përshtatjes me mjedisin, si dhe ndikimet e shoqërive të kaluara mbi mjediset e tyre. Modelet dinamike që integrojnë kontekstet arkeologjike dhe të dhënat paleomjedisore do të krijojnë mundësinë për të hetuar cenueshmërinë, qëndrueshmërinë, momentet kyçe dhe pragjet e ekonomive të lashta agrare, me implikime për sistemet e ardhshme ushqimore në kushtet e një klime që ndryshon me shpejtësi.