osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti

Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar ashpër vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës, për aksionin që ndërmori në veri për mbylljen e 5 komunave serbe paralele. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Jim O’Brien i quajti “të pakoordinuara dhe provokuese” veprimet e qeverisë Kurti.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga veprimet e vazhdueshme të pabashkërenduara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës”, shkruajti O’Brien në një postim në platformën X.

O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje “Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të bashkërendohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pabashkërenduara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

“Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, që parandalojnë dhunën dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, shprehet O’Brien.

Më herët edhe ambasada e SHBA në Tiranë kishte dënuar vendimin për mbylljen e 5 komunave paralele serbe, duke thënë se operacioni i Kosovës nuk ishte i bashkërenduar dhe se veprime të tilla po cenojnë marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

Kosova mbyll 5 komuna paralele serbe në veri

Në një aksion të 30 gushtit, Kosova mbylli 5 komuna serbe paralele, një aksion që pritet të nxisë tensione të reja pasi qeveria e Kosovës është kritikuar nga perëndimi për “hapa të njëanshëm”. Nga aksioni u mbyllën, komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviçit.

Policia e Kosovës, tha se operacioni në veri të vendit u zhvillua për të ndërprerë veprimtaritë në “pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”. Më herët gjatë këtij viti, autoritetet mbyllën shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë tjera të vendit.

Beogradi dënon aksionin e autoriteteve kosovare

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka kërkuar “reagim urgjent” dhe “më të ashpër” nga bashkësia ndërkombëtare. Vuçeviç tha se Serbia ka dërguar një mesazh të qartë se “avokon fuqishëm për paqen dhe stabilitetin” në rajon, por se “nuk do të lejojë dhunë dhe masakër kundër popullit të saj”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se “u pa qartë se Kurti nuk i do serbët në Kosovë. Kjo është një përpjekje tjetër për spastrimin etnik të serbëve nga Kosova, e para së gjithash nga veriu”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se mbyllja e institucioneve serbe në veri të Kosovës do të ketë “pasoja të gjera në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme. Mbyllja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.