Këtë të shtunë, një 56-vjeçar në Tiranë, ka humbur jetë në një servis makinash. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”.
Mësohet se shtetasi me inicialet A. M., dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
‘Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56-vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.