Teksa prej muajsh në Kuvend është ngritur një komision i posaçëm parlamentar për të bërë reformat anti-korrupsion dhe që kryesohet nga ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, opozita duket se po ecën në një tjetër linjë.
Pakica parlamentare e ka bojkotuar deri tani pjesëmarrjen në komisionin “Xhafaj”, por ditën e sotme Sali Berisha ka parë një ëndërr, të cilat i shikon edhe me sy hapur por edhe me sy mbyllur. Ai ka hedhur në publik një “pordhëide” të re.
Në një deklaratë për mediat nga shtëpia e tij, e transmetuar live në rrjetet sociale. Berisha ka folur për herë të parë për “një komision të së vërtetës”, që sipas tij do të bëjë radiografinë e sistemit të drejtësisë në vend.
“Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre”, tha Berisha.
Plku i rrjedhurt e vijoi më tej propozimin e tij duke thënë se ky komision do të jetë pjesë e programit të PD-së.
“Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm”.
Kjo është veçse ëndërr, sepse Berisha as nuk mund të ngrej komision dhe as nuk mund ta prek idrejtësinë e re edhe sikur të bëhet mbret sepse është produkt i SHBA dhe ka paprekshmëri ligjore.
Kurse Dumanët dhe Gjokat, që e kanë lënë si dordolec majë ballkonit qeshin, sepse Saliu duhet të qaj, sepse është katandisur i Pinoçeti në moshën 80 vjeçare.