osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrihet dakordësia me Greqinë për kufirin detar: Edi Rama shmang lojrat e Metës Në fund të muajit mbahet takimi me Tsipras

Arrihet dakordësia me Greqinë për kufirin detar: Edi Rama shmang lojrat e Metës Në fund të muajit mbahet takimi me Tsipras

Shqipëria dhe Greqia e kanë arritur dakordësinë sa i takon marrëveshjes së re mes tyre dhe shumë shpejt do të jetë gati dokumenti. Kështu kanë raportuar dje mediat greke, të cilat i janë referuar një takimi të mbajtur mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias. Ashtu siç gazeta e lajmëroi, dje Bushati u nis drejt Rodosit ku mori pjesë në samitin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit. Pas këtij takimi ai ka pasur një bisedë me homologun grek, ku paraprakisht është rënë dakord për marrëveshjen dhe shumë shpejt do të jetë gati dokumenti që do firmoset nga dy qeveritë. Sipas medieve greke, do të jenë kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras ata që do të vulosnin gjithçka. Sipas tyre shumë shpejt do ketë një takim mes tyre. “Aleksis Tspiras dhe Edi Rama do të finalizojnë marrëveshjen në një takim privat, vetëm nëse ndodh diçka e papritur në momentin e fundit. Presidenti Meta po reagon në Tiranë. Data e takimit mund të jetë në samitin e BE-së në 28 dhe 29 qershor”, ka shkruar dje “Neës 24/7”. Madje, mediat greke e lidhin finalizimin e kësaj marrëveshje me çeljen e perspektivës së Tiranës në samitin e BE në 28 dhe 29 qershor. Kjo marrëveshje, sipas mediave, do të finalizohet nëse presidenti shqiptar Ilir Meta nuk nxjerr pengesa, por Edi Rama pret që kjo barrierë të kalohet. Këto raportime tregojnë se qeveria ka injoruar presidentin Meta. Ky i fundit pak ditë më parë dha sinjale se nuk do e firmosë marrëveshjen. Presidenti kërkoi informacione të plota nga Ministria e Jashtme. Por duke e ditur se kreu i shtetit mund të kthehet në pengesë për këtë pakt, duket se qeveria e ka mënjanur, pasi sipas medieve greke, gjithçka është dakordësuar dhe firma finale do hidhet nga Rama dhe Tsipras në Bruksel.

Detajet e marrëveshjes

Mediat greke kanë zbardhur dje dhe detaje nga marrëveshja e arritur midis dy vendeve. Sipas tyre, palët kanë rënë dakord që të mos diskutohet për çështjen çame. Shqipëria e ka hedhur si tezë mundësinë e gjetjes së një gjuhe të përbashkët, por Athina nuk ka pranuar. Mësohet se Tsipras ja ka bërë të qartë Ramës se aleatët e tij në koalicion ja kanë vënë kusht se nëse negociohet çështja çame, ata dalin nga qeveria. Por sa i takon kufirit detar, mediat raportojnë se Shqipëria do të rifitojë territorin që humbi në marrëveshjen e vitit 2009. Kjo do të thotë se ajo pjesë që shiti Sali Berisha me Lulzim Bashën do të korrigjohet. Kjo tregon dhe se përse ish-kryeministri kohët e fundit e ka sulmuar shumë fort marrëveshjen. Por pakti i ri pritet të rindezë një luftë të fortë politike në vend. Edhe pse Shqipëria mund të fitojë territor, sinjalet janë se aleanca Meta-Berisha mund të riaktivizohen. Meta pak ditë më parë dha sinjale se mund të presë Gjykatën Kushtetuese, pasi ajo momentalisht është jo funksionale. Pakti i vitit 2009 u rrëzua nga gjykata dhe Meta ka dhënë sinjale se edhe ky pakt mund të përfundojë atje. Berisha në disa dalje të ditëve të fundit ka dhënë sinjale se PD do jetë e para që do e ankimojë paktin, pavarësisht se çfarë është arritur mes dy vendeve. Por deri më tani nga Gjykata Kushtetuese ka mbijetuar vetëm kryetari dhe nuk dihet se kur do të bëhet funksionimi i saj. Berisha akuzon qeverinë se e bllokoi qëllimisht gjykatën, në mënyrë që të mos ankimohet kjo marrëveshje./ Sot