Argjentina pësoi një nga humbjet më të rënda në Botërorë, duke u mundur 3-0 nga Kroacia. Kjo humbje bën që Argjentina të jetë me një këmbë jashtë Botërorit dhe do të duhet vetëm një mrekulli që ajo të kualifikohet. Të gjithë skenarët e shpëtimit varen nga kroatët në duelin e fundit që duhet të mundin islandën, me kushtin tjetër që vetë Argjentina të fitojë duelin e fundit me Nigerinë. Po a është e aftë kjo Argjentinë të fitojë? Pikëpyetjet janë të forta.
Gjithçka fillon nga ndeshja mes Nigerisë dhe Islandës. Barazimi do të ishte rezultat i mirë për skuadrën e Sampaolit, pasi nëse mund Nigerinë në ndeshjen e fundit dhe Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë, siguron kalimin e mëtejshëm. Ana negative është që Kroacia u kualifikua sot dhe mund të kursejë forcat ndaj Islandës, duke u mundur e duke parë islandezët të kalojnë turin.
Argjentina ka shanse edhe nëse Nigeria fiton nesër. Kjo do të bëjë që situata të diskutohet me të në duelin direkt dhe të shpresohet që Islanda të mos mundë Kroacinë. Nëse islandezët dalin triumfues në duelin e fundit, atëherë kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendoset nga golavarazhi i përgjithshëm.
Skenari që bën thuajse të sigurt eliminimin e Argjentinës është nëse Islanda mund nesër Nigerinë. Atëherë islandezëve do u mjaftonte një pikë ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit. Edhe në rast se do të mundeshin nga Kroacia, Argjentinës do t’i duhej të fitonte me diferencë të thellë ndaj nigerianëve për t’i kaluar në renditje.
Skenarët që kualifikojnë Argjentinën:
1.Islanda të barazojë me Nigerinë dhe të humbasë ndeshjen e fundit me Kroacinë, shoqëruar me fitoren e argjentinasve ndaj Nigerisë.
2.Islanda të humbasë me Nigerinë dhe Argjentina të mundë Nigerinë në ndeshjen e fundit me diferencë të madhe golash (Në këtë skenar Islanda nuk duhet të fitojë me shumë gola kundër Kroacisë).
3.Islanda mund të fitojë ndaj Nigerisë e të shkojë katër pikë, por nëse mposhtet nga Kroacia, atëherë Argjentinës i duhet të shënojë shumë gola kundër Nigerisë.
4.Në cdo variant, Argjentina duhet të fitojë duelin e fundit me Nigerinë me të paktën 2 gola diferencë, shoqëruar me humbjen e Islandës ndaj kroatëve. Pra fatet e Argjentinës janë sërish në duart e kroatëve.
Varianti me i mire eshte humbja e Islandes te premten ndaj Nigerise dhe Argjentina te fitoje me cdo kush duelin e fundit me Nigerine./Pamfleti Sport