osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Nën hetim për disa afera, Ilir Meta i trembet burgut, ndal sulmet ndaj SPAK dhe nis manovrat për t’iu shpëtuar prangave

Nën hetim për disa afera, Ilir Meta i trembet burgut, ndal sulmet ndaj SPAK dhe nis manovrat për t’iu shpëtuar prangave

Ilir Meta duket se ka ndryshuar strategji, ndërsa ka nisur manovrat për t’iu shpëtuar prangave dhe shmangur burgun. Zoti Meta po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për disa afera, siç janë dosja “CEZ-DIA” apo ajo e lobimit në SHBA dhe pastrimit të parave, të cilat janë drejt mbylljes.

Vënia nga hetim nuk është pritur mirë nga Meta, i cili prej kohësh dhe në çdo dalje publike apo rrjetet sociale që bën sulmon egërsisht SPAK. Dje Presidenti i PL, Ilir Meta ishte i ftuar në “Podcastin e Lirisë”, ku ka folur për jetën e tij politike.

Edhe Ilir Meta filloi bisedat në podcast si kryeministri Rama apo Lulzim Basha, një tjetër kanal komunikimi që po përdoret nga liderët politikë për të përcjellë mesazhet e tyre. Nga kampi i LRI në Jalë, Meta zhvilloi edhe episodin e parë të këtij podcasti, ku foli për fillimet e tij në politikë, si vendosi që të lërë pas ëndrrën për t’u bërë pedagog dhe zgjedhja si deputet para se të bënte 23-vjeç.

Por nuk munguan pyetjet as për SPAK dhe ajo që ra në sy është fakti se Meta u rezervua te sulmet ndaj Altin Dumanit. “Jemi kurioz për diçka kush është hedhja me e rrezikshme deri me tani, ajo mbi lumin e Shalës apo mbi Dum Dum Manin”, u pyet Meta.

Ndërkohë ai u përgjigj: “Të krahasosh lumin e kaltër aq të freskët të Shalës, me gjëra që s’kanë lidhje as me Shalën, as me Thethin dhe as me Korabin dhe nuk kanë lidhje me asgjë nuk shkon dhe për këtë temë flasim kur te dëshironi herë tjetër, të mbetemi tek malet tona më të kaltra, malet tona më të larta dhe ujërat tona më të kaltra”.

ProfitSence Logo

Ndërkohë Meta u ndal edhe në vizitat që bënte në Skrapar kur po kandidonte për deputet për herë të parë dhe kujton çfarë i thonin banorët “Ti mor djalë e ke në terezi këtë herë, do e marrësh se je nipi i Taipit”, kujton Meta. “Unë nuk kam dashur të merrem me politikë, ka qenë diçka spontane. Ëndrra ime ishte të bëhesha pedagog, e sa të mbaroja fakultetin të ikja jashtë për studimet, por ashtu ndodhi.

Në mars 1992, ishin zgjedhjet e para ku ndodhi një ndryshim shumë I fortë. PD ishte në revansh të papërmbajtshëm, PS, ish parti e punës ishte në zbaticë të frikshme dhe nuk i pranonte njeri për të kandiduar për deputetë. M’u lutën me 700 manovra, më bënë edhe një kurth të bukur – mund ta themi – dhe unë u vendosa kandidat në Skrapar, në zonën e Tomorricës, ku kishte pasur shumë pakënaqësi me komunizmin, sepse pjesë e madhe e tyre kishte qenë me Ballin Kombëtar.

Ishte një zonë e pamundur për tu fituar nga PS. Unë e fitova jo se isha unë, se PS mori 6 mandate nga 110 maxhoritarë atë vit. Ishte një katastrofë totale, ku dy i mori Skrapari. Por e fitova vetëm se isha nipi i Taip Dishanit. Unë vajta për herë të parë në Tomoricë, s’kisha qenë kurrë, se unë jam nga zona e kanioneve në kufi me Përmetin. Vetëm për respekt të emrit të gjyshit tim, i cili kishte drejtuar në Tomoricë, kishte qenë në kohën e luftës. Kishte ruajtur balancat pas lufte, kishte bërë shumë ndere dhe shumë të mira.

Kishte qenë njeri shumë i drejtë e respektueshëm. E ata në çdo fshat që shkoja në këmbë, 50 fshatra më thoshin: Ti mor djalë e ke në terezi këtë herë, do e marrësh se je nipi i Taipit, por se çfarë je ti do e shohim mandatin tjetër.

Kjo ishte arritje e madhe, se pa bërë 23 vjeç, 22 mars 1992, në 24 mars unë bëja 23 vjeç, u zgjodha deputet, një ndër 6 deputetët që kishte fituar PS. Një arritje tjetër thoshin se ky zgjidhet në Skrapar e në Skrapar janë me PS-në.