osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avramopulos: Kampe refugjatësh në Evropë, por jashtë Bashkimit Europian

Avramopulos: Kampe refugjatësh në Evropë, por jashtë Bashkimit Europian

Eurokomisioneri për emigracionin, Dimitris Avramopulos, ka pranuar dje se Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave strehuese të jashtme për azil-kërkuesit në vendet e Afrikës Veriore dhe në brendësi të Europës, por jashtë Bashkimit Evropian. Avramopulos siguroi se qëllimi i qendrave do të jetë procesimi i kërkesave për azil, ndërsa shtoi se këto kampe nuk do të jenë një “Guantanamo” për emigrantët. “Sa i përket ngritjes së qendrave të jashtme në vende të tjera në brendësi të Evropës, unë dua të jem i qartë. Jam kundër formimit të Guantanamos për emigrantët, kjo është kundër vlerave tona, prandaj nuk vihet në pikëpyetje. Ne nuk kemi ende asnjë vend si alternativë. Nuk ka vende që ka shprehur vullnetin për të mbajtur emigrantë, pasi ne nuk kemi bërë asnjë propozim”, tha ai. Bashkimi Europian ka bërë të ditur se po diskuton një plan me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të ngritur disa kampe strehuese për emigrantët në Afrikën Veriore dhe në brendësi të Evropës, në të cilat refugjatët do të mund të aplikojnë për azil në vendet perëndimore.

Platforma rajonale të zbarkimit

Avramopoulos tha se blloku do të krijojë “platformat rajonale të zbarkimit” në Algjeri, Egjipt, Libi, Marok, Niger e Tunizi me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit me këto vende. “Vendet që do të bashkëpunojnë me BE do të kenë rritje të mbështetjes financiare dhe materiale”, shtoi ai, por deri tani asnjë nga vendet e përmendura nuk ka pranuar të marrë pjesë në program. “Udhëheqja e sotme evropiane do të mbajë përgjegjësi në sytë e gjeneratave të ardhshme nëse lejojmë që forcat e populizmit të prishin atë që kemi arritur”, tha Avramopoulos duke paralajmëruar se është në lojë vetë e ardhmja e zonës evropiane pa kufij. Ditën e dielë, kancelarja Angela Merkel do të takojë homologët e saj në samitin e BE për emigracionin në Bruksel, me të cilët do të synojë të gjejë gjuhën e përbashkët mbi një plan të rishikuar për çështjen e emigracionit. Por kryeministri i Hungarisë Viktor Orban njoftoi se grupi ashtuquajtur Visegrad V4, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Çekia e Slovakia, do të vazhdojnë politikat e tyre duke refuzuar kuotat evropiane të emigrantëve. Ai tha se V4 do të bojkotojnë takimin.

Samiti i BE për emigracionin “Ne e kuptojmë se do të ketë një mini-samit të dielën por duam të theksojmë qartësisht se kryeministrat e V4 kanë rënë dakord të mos marrin pjesë”, tha Orban, duke shtuar se grupi mbështet idenë e qendrave të procedimit të refugjatëve jashtë bllokut. Hungaria në fakt ka propozuar prej kohësh hapjen e qendrave të emigracionit në Afrikë, ku emigrantët të hetohen, një ide që është mbështetur nga qeveria e re italiane. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, tha dje në një konferencë të përbashkët në Romë me homologun austriak Herbert Kickl, në këtë moment historik Evropa ka mundësinë për të ndryshuar e për t’u përmirësuar ndaj problematikës së emigracionit, luftës kundër terrorizmit, sigurisë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm. Të dy ministrat deklaruan se janë në dakordësi të plotë për të punuar, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në mbrojtje të kufijve të jashtëm e për të ndalur trafikantët. Më 1 korrik Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian e Ministri italian u shpreh se shpreson shumë në këtë gjashtë mujor të ardhshëm të BE. Salvini tha se po punohet për përfundimin e një relacioni të qeverisë italiane në reformimin e rregullave evropiane mbi emigracionin, mbi mbrojtjen e sigurinë e qytetarëve italianë por dhe të gjithë atyre që nisen e rrezikojnë të vdesin në ujërat e Mesdheut./Sot