Muli u njoftua sot për një skandal të ri. Pas bujës që bëri Fevziu me deklaratën e tij se nuk besonte që Shqipëria do hynte në BE derisa të ishte ai gjallë, ka pasur një sulm qeveritar kundër tij.
Gjatë bisedës së tij, Fevziu shpjegoi se kishte udhëtuar në 150 shtete të botës dhe ishte i bindur se Shqipëria nuk ishte vend i keq, po nuk do hynte ne BE.
Por sot, për ta zhvlerësuar përvojën e Fevziut, Rama nxorri Kol Ballën në të njëjtin panel i cili ka deklaruar se ai ka vizatuar 154 shtete, pra katër më shumë se sa Fevziu dhe është i bindur se Shqipëria do hyj në BE.
-Ne duhet ta mbrojmë Fevziun, i tha Muli, Lelos, se ky është sulm qeveritar.
-Ke të drejtë i tha Lelo. Dhe duhet goditur pikërisht tek statistikat. Duhet të nxjerrim fakte që Fevziu ka vizituar vende më të rëndësishme se Kol Balla, dhe se ky i fundit quan vizita dhe kalimet tranzite nëpër disa shtete.
Duhet të nxjerrim dhe personalitete fetare apo publike të deklarohen rreth rëndësisë që kanë shtetet që kanë vizatuar dhe jo thjesht numri.
-Sikur it themi këtij Baba Mondit se ky sikur është me ne për shkak të Ilirit, tha Muli. Të deklarojë që Fevziu ka vizituar shtete ku ka bektashinj, gjë që Balla se ka bërë dot.
-Kjo është pak e tepruar tha Lelo, se bektashinj që njohin Baba Mondin kryetar vetëm në Shqipëri ka, po hajde e bëjmë.
Mendoj që duhet të detyrojmë Konferencën e ambasadorëve të ketë një rezolutë në fund tha Lelo.
Aty të përcaktohet qartë se mendimi i Fevziut bazohet në përvoja më të shëndosha dhe në histori vendesh më të rëndësishme se ato të Kol Ballës, ndaj duhet të merret në konsideratë parashikimi i tij.
-Atëherë ti them kësaj Tabakut të këmbëngulë tha Muli. Na duhet patjetër kjo pikë e deklaratës.