Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë
Flakët kanë përfshirë një magazinë që merret me përpunimin e lëndës drusore. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, teksa flakët janë izoluar dhe po punohet gjithashtu për fikjen e tyre dhe për menaxhimin e trafikut.
Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e zjarrit në vendin e ngjarjes, teksa duken flakët e përmasave të mëdha.
Mësohet se biznesi është një punishte paletash dhe kanë marrë flakë drutë.
‘Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.’, njofton policia.