Ilir Meta ka dalë sot para tunelit të Porto Palermos për të ndjellur emocionet e partisë së tij patriotike.
Në një video të transmetuar në faqen e tij, Meta nderon marinarët e nëndetëses 105, të cilët sipas tij ruajtën sovranitetin vendit, për të nxitur ideologjinë sovraniste që kërkon të ngrejë.
Por nëndetësja 105 që sipas marinarëve ka qenë një trill i Kadaresë në “Dimrin e Vetmisë së Madhe” dhe historia ka qenë në Pashaliman e jo në Porto Palermo. Siç duket Meta e ka parë filmin me kokën zhytur në përrua dhe ka humbur drejtimin. Kllouni vazhdon brokullit lartë e poshte deri kur ta shtrijë drejtësia në tokë me pranga në duar.
Tuneli në këtë vend u ndërtua por nuk u përdor kurrë nga nëndetëset sepse nuk pati sigurinë e duhur. Po kujt i duhet, rëndësi ka videoja, e politikanët sot janë thjesht influencer.