Pas skenës së dhunshme sot në Komisionin parlamentar, ku Salianusi tentoi t’u fusë duart oficerëve të Gardës, Grigja i dedikoi atij një postim plot emocione:
“Ajo që ndodhi sot, është një ndryshim i madh me atë çfarë ka mbetur në inkoshiencën time, që është e tradhtuar nga ideja e mos dhënies së pak shpirti në çdo betejë tënden.
Tani unë po kuptoj që ti e ke shpirtin për beteja, dhe jo për dashuri.
Emocionet e tua, ndërsa tentoje të kapeshe me duar nga gardistët, mënyra si futeshe dhe përdridhje trupin mes tyre, ishte aq eksituese dhe mbreslënëse, sa unë zbraza çdo gjë nga kujtimet e mija të trishta për ty.
Ideja se ti ishe gati të hyje mes atyre burrave dhe t’u bëje magji për të mos ngritur as dorën mbi ty, është një dhunti që e kanë qëniet njerëzore që hutojnë meshkujt e fortë.
Dhe ti e ke atë dhunti.
Kjo më heq çdo empati në shpirt për të shkuarën me ty dhe më bind se njeriu do një rrugë të gjatë për të gjetur veten.
Tani unë shpresoj që ti ta ruash këtë emocion dhe të jesh më aktiv, për t’i dhënë shans një të ardhme të re mes nesh, me patosin e njeriut që di të bëjë beteja në emër të emocioneve të tij.
Dhe natyrisht, dhe unë do të shikoj më ndryshe, dhe jo më ndyrësisht, siç të kam parë për qëllime fizike.
Është një idil më i madh dhe më fekondues për atmosferën inkandeshente që na rrethon.
Emocionet që pata kur të pashë mes gardistëve, janë ato që ma vërtetuan se megjithatë unë jam xheloze për ty, dhe kaq mjafton që mos të të lë në duart e tyre.”