Nga Marko Caka
Duke parë dy video virale të dy sportistëve serb me famë botërore dhe një deklaratë e fundit Departamentit të shtetit që vlerëson Serbinë nuk ka sesi të mos ndjesh një shqetësim në vetvete . Se thua, cfarë dreqin po ndodh rreth nesh. Le ta kuptojmë së pari me dy videot e ndjekur me shume vemendje ,është sikur themi një foto sa njëmijë fjalë, kështu ka të ngjarë edhe me keto dy publikimet në rrjetet sociale serbe me dy yjet e saj, tenistin Xhokoviç e yllin e NBA Xhokiç.
Në videot e publikuara shihen qarte dy sportistët serbe duke kënduar këngë që mallkojnë Amerikën( Prokleta je Amerika), dhe tjetra që flet për kufinjte e Serbisë së madhe pa u ndarë kurrë nga iluzionet se Kosova është zemra e tyre. Nuk është se më bëri shumë përshtypje se këndoi Xhokoviç se këtë e ka bërë që në fillim të karrierës së tij me deklaratat e famshme ndaj Kosovës, duke ngatërruar politikën me sportin ku edhe është penalizuar nga fedarata e Tenisit. Por tani duke shfrytëzuar edhe famën e tyre me plot suksese ky antishqiptaro-amerikanizëm tashmë eshtë kthyer në një frymë për Serbët.
Pra është rikthyer më fort se kurrë ndjenja nacionaliste se Kosova duhet kthyer aty ku ishte, pa marrë parasysh genocidin ndaj shqiptarëve . Dhe për këtë serbet kanë punuar kaq shumë vite në dy dekadat e fundit saqë shqiptarët i kanë gjetur në “gjumë” duke u “masakruar ” me njëri-tjetrin, dhe vetë janë ringritur duke shfrytëzuar famën e dy yjeve të rangut botëror dhe politikën djallëzore të Vuçiçit e cili në thelb ka mbetur trashëgimtari më besnik i Millosheviçit.
Madje anëtari i tij i kabinetit Vulin është i vetëshpallur si një antiamerikan dhe një filorus i thekur me vizita të herëpashershme . Nëse flasim për fillimet e pasluftës ku çdo gjë ishte në favor të shqiptarëve të Kosovës dhe serbët përpiqeshin të ndaheshin me regjimin Millosheviçian duke ja faturuar turpin parardhësit, tani pas 20 viteve e gjithë kjo histori është kthyer në favor të serbëve. Pra po të vini re serbët po na dalin viktima dhe kosovarët e UÇK që luftuan për të mbrojtur popullin e atdheun e tyre pa na dalin si vrasës. Ndërkohë që në gjygjin e Hagës duhet të ishte nën akuza më bindëse anëtari i kabinetit të Millosheviç për vendimet e urdhrave të shefit të tyre, sesa liderët e UÇK që udhëhoqën një luftë çlirimtare nga një zgjedhë shekullore .
E gjithë kjo maskaradë i dedikohet aftësisë së palës serbe që me diplomacinë e tyre të djallëzuar kanë arritur deri diku të kompromentojnë ndërkombëtarët se shqiptarët janë fajtorët në këtë histori dhe se vetë po luftojnë drejt aspiratave europiane. Dhe po ta marrësh nga njëra anë ata po bëjnë lojën e tyrë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet e propagandës aq më tepër me anë të dy sportistët yje të rangut botëror, që kanë influencë të madhe jo vetëm në sport por edhe në politikë.
Tani pyetja është se cfarë bëjmë ne shqiptarët që më sa duket më shumë po “luftojmë” ndaj njëri-tjetrit, në mes vedit për çeshtje të brendshme sesa po jemi vigjilent ndaj asaj se cfarë po bëjnë serbët kundra nesh në propagandën ndërkombëtare. Ne nuk e kemi kuptuar akoma që nga momenti që serbët nuk kanë kërkuar akoma falje për cfarë kanë bërë ndaj shqiptarëve, kauza e jonë për ta mbrojtur Kosovën është gjithmonë në rrezik dhe vetëm sa vjen e zbehet tek brezat. Nuk mund të ketë paqe me gjaksin nëse ai nuk vjen vetë me ta shtri dorën. Edhe me kanunet tona nuk ka ndodhur kurrë që viktima kërkon me ja shtri dorën gjaksit më përpara.
Por është këmbngulja e gjaksit që me ndërmjetësimin e negociatorëve kerkojnë për tu ulur dhe gjetur pajtimin, por gjithnjë si fajtor. Këtë Serbia nuk e ka bërë kurrë sepse nuk e njeh vetën fajtor sado që përpiqen të fshehin historinë, atë histori të turpit të larë me gjakun e mijëra shqiptarëve. Që atëherë kanë kaluar mbi dy dekada dhe një brez i ri që nuk e ka përjetuar luftën nën ndikimin e vazhdueshëm të propagandës serbe po ju mësohet se në atë histori të shëmtuar të larë me gjak nga baballarëve e tyre e drejta e historisë ishte në kahun e tyrë, pra po ju interpretohet një shtrembërim i të vertetës historike.
Shqiptarët nuk kanë bërë asnjë gjë për këtë që brezat të jenë vazhdimisht në dijeni ndaj asaj se cfarë ka ndodhur nga dora vrastare e regjimit Millosheviçian dhe pasardhësve të tij që vazhdojnë të jenë në pushtet. Kemi shpenzuar miliona dollarë për evente e koncerte të ndryshme, ndërsa për të mbajtur gjallë në memorie luftën historike të Kosovës shumë pak është bërë. Ku janë organizmet e përvitshme me sfond ndërkombëtare që nisin me pelegrinazhet që nga masakrat e Reshakut dhe Drenicës dhe me festivale, simpoziume, kumtesa të historianëve dhe dëshmitarëve për të kujtuar historinë dhe mbajtur vazhdimisht të gjallë tek brezat se përndryshe cdo gjë harrohet.
Si do ta dijnë të vertetën brezat po nuk jua kujtuam historinë. Ndërsa serbët po e shfrytëzojnë nëpërmjet sportit me ambasadorët e tyre edhe ne duhet ta bëjmë nëpërmjet këngëtarëve tona ambasadore, yje të muzikës botërorë me gjithë influencën që kanë në rang botëror. Të gjithë e dinë se historia është në kahun e shqiptarëve falë Amerikës e cila gjithmonë ka mbrojtur interesat tona. Por tani në momentet më delikate ashtu si rrjedhin ngjarjet Amerika më shumë duhet dëgjuar se sa refuzuar siç po bën tani qeveria e Kosovës. Në deklaratën e fundit të DASH për Serbinë thotë- “forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurt dhe prosperuese në Evropë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë”.
Tani në cilat prova bazohet SHBA për të ardhmen e sigurt dhe prosperuese të serbëve drejt Evropës nuk e dimë, por ajo që dijmë është se serbët nuk janë ndarë akoma nga megalomania e tyre kundrejt fqinjëve. Nëse e kishte fjalën për strategjitë e tyre ekonomike me serbët ketu do shumë kujdes. Duke ditur se Serbia po luan në shumë tablo sidomos në marrëdhëniet ekonomike ku disa shtete të mëdha kanë interesa të mëdha në shfrytëzimin e resurseve minerale të saj, siq janë aleatët historikë Rusia e Kina, por edhe shtetet perëndimore kanë të njëjtin qëllim por me shumë rezerva.
Duke e pësuar me luftën e Ukrainës ku gazi rus i dha një mësim të mirë si Britanisë dhe Gjermanisë, tani ata janë më të rezervuar për të mbyllur marrëveshje afatgjatë strategjike me Serbinë, përderisa nuk ndahet një e herë e përgjithmonë nga mëma e saj Rusia. Përndryshe çdo marrëveshje fitimprurëse të tanishme nëse në një të ardhme do të ketë përshkallëzim të situatës me anë të luftës atëherë mund të rezultojë si një sahat me bombë. Përendimi nuk don ta pësojë më ashtu siç e pësoi me Rusinë që të gjithë marrëveshjet strategjike në ekonomi të kryera nën bashkëpunimin e dinakerisë së Putinit me luftën e Ukrainës rezultuan si një bombë me sahat, që ju kushtoi me dhjetëra miliarda dollarë. Tani u duhet vetëm shprehja e famshme se “Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron”. Dhe këtë zakon duhet ta dinë mirë që Serbia nuk ka për ta harruar edhe për disa breza. Këtë po e tregon qartë fryma e re e urrejtjes ndaj amerikano-shqiptareve në këngët virale nën shoqërimin e yjeve serb të sportit. Prandaj duhet KUJDES!