osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Banda e KPP ligjërojnë vjedhjen e parave publike, skualifikojnë operatorët me çmimin më të ulët pavarësisht refuzimit nga institucioni tenderues

Banda e KPP ligjërojnë vjedhjen e parave publike, skualifikojnë operatorët me çmimin më të ulët pavarësisht refuzimit nga institucioni tenderues

Ka të drejtë opozita kur thotë SPAK s’të kap, për sa kohë sheh ende në vende drejtuese të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, individë që pa drojen më të vogël, grabisin paratë publike në formën e zhvatjes ditën për diell e pa ju dridhur qerpiku fare.

Madje sa i përket vjedhjes, që do t’iu parashtrojmë më poshtë, nuk është fare “krim intelektual”, pra i kamufluar mirë dhe i fshehur me procedura dhe argumenta ligjor, por krim i këtij modeli është totalisht “analfabet”, mjafton të lexosh vendimin e dhënë nga “intelektualët” për t’i burgosur të gjithë kryetarë e anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, që drejtohet nga Jonaid Myzyri.

Vjedhja në fjalë ka të bëj me një tender të zhvilluar nga autoriteti kontraktor, Ujësjellës Kanalizime Tiranë SHA, i cili kërkon prej operatorëve ekonimik ofertën për 1 milion e 850 mijë litra karburant e tipit (Eurodiesel) naftë.

Një nga operatorët ofertues ishte bashkimi i operatorëve “A & T” SHA & “2A2F-L OIL” SHPK & “Gega Center GKG” SHPK dhe nga ana tjetër bashkimi i operatorëve ekonomikë “Resuli – ER” SHA & “Kastrati” SHPK.

Sipas investigimit të Ekskluzive.al, rezulton se KPP ka pranuar ofertën e bashkimit të operatorëve A & T” SHA & “2A2F-L OIL” SHPK & “Gega Center GKG” SHPK, i cili do t’i tregëtoj UKT karburant me vlerën 14.8 për litër, duke skalifikuar bashkimin e operatorëve ekonomikë “Resuli – ER” SHA & “Kastrati” SHPK, të cilët do e tregtonin 12.4 lekë për litër, që e llogaritur për sasinë e totale të karburantit, i bie 44 mijë euro më pak se operatorët e përzgjedhur fitues nga ana e KPP.

Po ku qëndron “pirueta” që ka bërë bashkimi i operatorëve A & T” SHA & “2A2F-L OIL” SHPK & “Gega Center GKG” SHPK, e ndihmuar nga komisioni i KPP. Ky bashkim operatorësh për të dal si oferta më e ulët, ka aplikuar një datë selektive, ku çmimi i karburantit në këtë datë ka qenë më i ulët bazuar në Buletinin e Njoftimeve Publike për çmimin e karburanteve, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

A & T” SHA & “2A2F-L OIL” SHPK & “Gega Center GKG” SHPK, ka përzgjedhur qëllimisht datën 12 Janar ku çmimi i naftës për ton në bursë ishte 798 dollar, më i ulët se çmimi i përcaktuar për operatorët e tjerë sipas ligjit, duke konkurruar me operatorët e tjerë me çmimin gjasme më të ulët të naftës, por duke dal në fund me ofertën më të lartë krahasuar me bashkimin e operatorëve të tjerë, pasi kompania në fjalë ka rritur marzhin e fitimit me shitjen e karburantit.

Ligji e përcakton qartë, se të gjithë operatorët ofertues duhet t’i referohen çmimit të bursës në Buletinin e Njoftimeve Publike, pra me logjik çmimit të fundit sa më afër procedurës së prokurimit dhe duke shtuar taksat do të nxjerr një çmim bazë, që do të jetë njësoj për të gjithë operatorët, përjashtuar kostot që janë njësoj për të gjithë, është marzhi i fitimit midis kompanive që ndan fituesin. Pra prej çmimit tavan për të gjithë operatorët, i përcaktuar në mënyrë kategorike, marzhi i fitimit nxjerr vlerën në lekë për litër.

UKT ka mbajtur qëndrim korrekt për sa i përket këtij marifeti, që po bëhej përmes operatorit në fjalë duke e qartësuar këtë manipulim me shifra tek KPP e kryetarit Jonaid Myzyri.

UKT shprehet se: “Ju beje me dije se duke qene se procedura e prokurimit eshte zhvilluar ne daten 26.01.2024, dhe buletini i fundit eshte ai me nr 3 i dates 22.01.2024 operatoret ekonomik duhet te ofertonin me buletin e kesaj date pasi ofertimi me buletinin e dates 12.01.2024 perben kusht per skualifikim. Ne keto kushte kjo oferte nuk eshte konform kritereve te kerkuara nga AK ne dokumentat standarte te tenderit.”

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nga shqyrtimi i kësaj oferte në mbështetje të nenit 80, neni 92/3 të Ligjit 162/2020, date 23.12.2020, për “Prokurimin Publik”, dhe në mbështetje të VKM-së Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” Neni 79, neni 80, neni 82 e shpall të pavlefshme ofertën e operatorit ekonomik pasi nuk ka përmbushur kushtet e kërkuar në DST si dhe ka ndryshuar sasinë e mallrave të kërkuara nga AK.”, pra jo vetëm ka manipuluar me çmimin e karburantit duke përzgjedhur në bursë çmimin më të ulët por duke shitur më shtrenjtë, por ka ndryshuar dhe sasinë e karburantit për të dal si oferta më e lirë për autoritetin kontraktor.

Ndërsa në formularin për publikim lidhur me arsyen e skualifikimit të operatorit ekonomik, shkruhet qartë se: “Konkretisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “A & T” SHA & “2A2F-L OIL” SHPK & “Gega Center GKG” SHPK është skualifikuar për arsyet si më poshtë vijon:

“1.Oferta e paraqitur nga Bashkimi i operatorëve ekonomik “A&T” & “2A2F-L OIL” & “Gega Center GKG ”Sh.p.k me ofertë ekonomike 14.80/litër (katermbedhjete pike tetedhjete) dhe me vlere 274.706.500 (dyqind e shtatedhjete e kater million e shtateqind e gjashte mije e peseqind) leke.”, thuhet në vendim”.

Të ngulësh këmbë t’ia japësh paratë publike një ofertuesi me çmim më të lartë, kur vetë institucioni tenderues e argumenton se është e gabuar, ndaj e ka skualifikuar operatorin, kjo nuk është më analfabetizëm dhe as paaftësi, por kriminale dhe e qëllimshme!

Kujtojmë për lexuesin se kompania e hidrokarbureve “A & T”, është pronë e Fabian Goçi, bashkëshortit të deputetes së opozitës Ina Zhupa, i cili ka përfituar miliona euro nga tenderat publik dhe kjo shifra 44 mijë euro mbi ofertën më të ulët me shumë mundësi është kafja për anëtarët e APP.

Me sa duket, kur vjen puna për të grabitur paratë e qytetarëve, këta nuk njohin kah, as majtas dhe as djathtas… mjaft që paratë të shkojnë poshtë, tek xhepat e tyre, derisa SPAK të zgjohet e të shkul nga zyrat bandat kriminale brenda institucioneve publike, e t’ua gjej vendin aty ku e meritojnë./Ekskluzive.al