Robert F Kennedy Jr, pasardhësi i familjes Kennedy, ka pezulluar fushatën e tij elektorale për të mbështetur kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.
Kennedy tha se ai do të heqë emrin e tij nga fleta e votimit në disa shtetet, por do të mbetet në fletëvotimin në shtetet e tjera dhe disa votues ende mund të votojnë për të.
Sipas ‘The Guardian’, në një deklaratë të dhënë Kennedy tha se do t’i jepte mbështetjen e tij Trump pas disa bisedash që kishte bërë me të, një prej cilave u zhvillua disa ditë pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati më 13 korrik.
“Unë u befasova kur zbulova se ne jemi në një linjë për shumë çështje kyçe. Në ato takime ai sugjeroi që të bashkojmë forcat si parti uniteti. Ne folëm për ekipin e rivalëve të Abraham Lincoln”, tha ai.
Robert F Kennedy Jr, vlerësoi gjithashtu thirrjen e Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën. Kennedy tha se lufta ishte një nga tre “kauzat e mëdha” që e shtynë atë të hynte në garë dhe në fund të jepte mbështetjen e tij për Trumpin.