Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën me inceneratorët, po jeton i qetë në Zvicër, ku ka kërkuar azil, por zyrtarisht nuk është e konfirmuar. Nga arratia, ish-numri dy i qeverisë, nëpërmjet televizionit të familjes së Berishës, ka bërë përpjekje për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik.
Por ish-ministri duket se ende po mban lidhje dhe kontakte me politikën e kryesisht me përfaqësues të opozitës. Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, nga gazetari Adriatik Doçi, ish-ministri shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës. Nuk dihet se çfarë po kurdisin Ahmetaj dhe Dule, por gazetari Doçi me ironi shton se po mendojnë si të çajnë rrethimin e Çetës së Dibrës.
‘Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke!’- shkruan gazetari Doçi
Postimi i gazetarit Adriatik Doçi
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.
Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”