Sot bëhen plot 17 vite nga marrëveshja e detit që qeveria e drejtuar nga Sali Berisha tentoi të bënte me qeverinë greke, duke shmangur institucionin e Presidentit të Republikës. Fatmirësisht, marrëveshja u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari kujton urdhrin e kryeministrit Sali Berisha dhe draft-marrëveshjen e firmosur nga Lulzim Basha.
“23 gusht 2007 doli Urdheri Nr. 135, date 23.8.2007 i Kryeministrit te RSH per fillimin e negociatave per detin me Greqine. Ky urdher nuk ishte i autorizuar nga Presidenti i Republikes, sipas legjislacionit ne fuqi, dhe urdheron vetem delimitimin e shelfit kontinental dhe zones eksluzive ekonomike me Grqine. Grupi negociator ne shkelje te ligjit nisi negciatat pa autorizim te Presidentit dhe ne shkelje te ketij urdheri delimitoi edhe detin territorial.
Te dyja keto veprime jane konsideruar ne shkelje te ligjit nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese Nr. 15, date 15 prill 2010, qe shpalli antikushtetuese draft-marreveshjen e detit me Greqine te firmosur me 27 prill 2009 ne Tirane”, shkruan ai, teksa ndan dhe urdhrin e plotë, duke përfshirë dhe emrat e anëtarëve të grupit negociator.
Postimi i Meçollarit
U R D H E R Nr. 135, date 23.8.2007 PER NGRITJEN E GRUPIT NDERINSTITUCIONAL TE PUNES PER PERCATIMIN E SHELFIT KONTINENTAL ME VENDET FQINJE
Ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 102, te Kushtetutes dhe pikes 1, te nenit 12 te ligjit nr. 9000, date 30.1.2003 “Per organizimin dhe funsionimin e Keshillit te Ministrave”
U R D H E R O J:
1. Ngritjen e grupit nderinstitucional te punes per percatimin e shelfit kontinental me vendet fqinje.
2. Grupi i punes ka per detyre te pergatisi marreveshjen per percatimin e shelfit kontinental me vendet fqinje.
3. Grupi nderinstitucional i punes te kryheshet nga Sekretari i Pergjitheshem i Ministrise se Puneve te Jashteme dhe ne perberje te kete anetare, perfaqesues nga:
– Ministria e Mbrojtjes;
– Ministria e Drejtesise;
– Ministria e Brendeshme;
– Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit;
– Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes;
– Ministria e Mjedisit, Mbrojtjes se Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave;
– Ministria e Puneve te Jashteme;
– Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore;
– Instituti i Gjeografise Ushtarake.
Ne mbledhjet ftohen te marrin pjese edhe perfaqesues te Akademise se Shkencave ne perpuhje me problematiken.
4. Titullaret e ministrive dhe institucioneve, te percaktuara ne piken 3, te paraqesin tek kryetari i grupit te punes, brenda 5 diteve nga hyrja ne fuqi e ketij urdheri, emrat e perfaqesueseve te tyre.
5. Ngarkohen titullaret e ministrive dhe institucioneve, te percaktuara ne piken 3, per zbatimin e ketij urdheri.
Ky urdher hyne ne fuqi menjehere
K R Y E M I N I S T R I
S A L I B E R I S H A
Perfaqesuesit e ministrive te linjes ne grupin nderinstitucional te punes per percatimin e shelfit kontinental me vendet fqinje, sipas urdherit te Kryeministrit Nr. 135, date 23.8.2007
Ministria e Punëve të Jashtme
Ferit Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm
Ledia Hysi, Drejtore e Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare
Suela Ibrahimi, spcialiste në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare
Enkeleda Merkuri, specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme Rajonale
Ministria e Mbrojtjes
Kristaq Gerveni, Kapiten i Rangut të Parë, Komandant i Forcës detare, Shtabi i Përgjithshëm
Bektash Petoshati, Nënkomandant i Forcës detare, Shtabi i Përgjithshëm
Agim Lleshi, Nënklonel, Oficer shtabi për doktrinën dhe manualet, Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes, Shtabi i Përgjithshëm
Instituti i Gjeografisë Ushtarake
Miranda Zeka, Drejtore e IGJU
Ministria e Drejtësisë
Ana Shkëmbi, specialiste në Drejtorinë e Integrimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Ministria e Brëndshme
Krenar Muço, Kryekomisar, Drejtor i Shërbimeve Operacionale në Departamentin për kufirin dhe Migracionin, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Shkëlqim Xhaxhiu, Shef sektori në Drejtorinë e Politikave të Transportit Detar
Ministria e Ekonomisë, Tragtisë dhe Energjitikës
Stavri Dhima, Përgjegjës Sektori i Politikave Primare, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Primare
Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Milo Kuneshka, Kryetar Agjensisë Kombëtare e Burimeve Natyrore
Fatbardh Ademi, Drejtor i Departamentit të Hidrokarbureve, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Ministria e Mjedisit, Mbrojtjes së Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
Skënder Hysi, Përgjegjës i Sektorit të Ujrave në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës
Nihat Dragoti, Përgjegjës i Sektorit të Zonave të Mbojtura në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes së Natyrës
Akademia e Shkencave
Mitat Sanxhaku
Miriam Bogdani
Emirjeta Adhami