Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrë drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, William Burns. Ai ka ndarë fotografi zyrtare me kreun e CIA-s dhe e cilëson atë një diplomat brilant.
“Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, shkruan Kurti
Mirëpo, rrjeti ka kapur një element tjetër nga takimi i kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarin e lartë amerikan, më shumë sesa deklaratat e zakonshme të takimeve të tilla.
William Burns shtrëngon dorën me Albin Kurtin, por dorën e majtë në asnjë moment nuk e heq nga xhepi.
Të paktën kështu sugjeron fotografia e shpërndarë nga vetë kryeministri i Kosovës, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Nëse personi që vjen për takim, pra mysafiri e mban dorën në xhep për shumë gjatë, mund të tregojë se ai nuk është i interesuar vërtetë.
Në varësi të formalitetit të situatës ose kulturës së vendit ku jeni, ajo mund të interpretohet si e vrazhdë dhe mosrespektuese.
Albin Kurti në reagimin e tij ka shkruar me superlativa për shefin e CIA-s dhe vendin që ai përfaqëson, ndaj është e paqartë se çfarë ka dashur të thotë William Burns me veprimin e tij.