Parakalimi i gabuar, i cili është bërë shkak për thyrjen e pasqyrës së një ‘Audi A8’ ndërmjet dy makinave, ka çuar në përplasje fizike mes dy personave mesditën e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut. Dy vajza, kanë përplasur mjetet e tyre, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I plagosur ka mbetur Fatjon Dauti i cili është konfiltuar me Marjo Baramin.
Dauti eshte personi i akuzuar nga autoritete e britanisë si trafikantu bashkëpuntor me PD dhe Berishën dhe njeriu që theu dyerët e PD me vare për të hyrë brenda “lexhenda” Sali.
Fatjon Dauti ka përfunduar në spital pasi ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore. Burime bëjnë dije se Fatjon Dauti, pas përfundimit në spital te Trauma, ku ndodhet për të marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e goditjeve me sende të rënda nga Barami, ka përfunduar edhe në pranga. Gjatë kontrollit në spital i është gjetur edhe hashash.
Sakaq policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohen mjetet luksoze të përfshira në aksident. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.