Militantët e PD-së u acaruan dhe përzunë disa turistë që, siç shihen në video, thjesht po kalonin para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit janë acaruar dhe u kanë bëritur turistëve, duke i larguar nga aty.
Të njëjtën gjë bënë edhe javën që shkoi, gjatë tubimit të radhës të opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit e PD-së, ofenduan dhe larguan nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike.