Sipas tabloidëve anglezë, Kyle Walker është detyruar të largohet nga shtëpitë e tij dhe tashmë jeton në një apartament që ia ka gjetur klubi ku luan, Manchester City.
Arsyeja është se gruaja e tij, Annie Kilner, e ka përzënë nga vila ku jetonin, pasi mori vesh se e kishte tradhtuar me Lauryn Goodman, e cila jeton në shtëpinë tjetër të mbrojtësit anglez.
Për këtë arsye, Walker vendosi që t’i kërkonte vendbanim klubit pasi nuk kishte ku të qëndronte.