osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të mësosh të mos futesh në familje dhe të hash djersën time”! Gruaja e policit mirë që e tradhëtonte me inxhinieri e ERE por e mbante të dashurin edhe me paratë e policit

“Të mësosh të mos futesh në familje dhe të hash djersën time”! Gruaja e policit mirë që e tradhëtonte me inxhinieri e ERE por e mbante të dashurin edhe me paratë e policit

Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as ti hash djersën e tjetrit”.

Kështu i është drejtuar Erjon Goxhara, 45 vjeçarit Florenc Kosta pasi e qëlloi me disa plumba në këmbë. Pas ngjarjes, Goxhara filmoi ngjarjen dhe e dërgoi videon disa anëtarëve të familjes, përfshirë edhe gruan e tij.

Sipas hetimeve, ka dyshime se Goxhara mund të ketë abuzuar me pozitat e tij si efektiv policie dhe të jetë përfshirë në afera korruptive. Gjatë marrjes në pyetje, bashkëshortja e tij ka pohuar se Goxhara e akuzonte për tradhti dhe për shpërdorim të shumave të mëdha parash që ata i mbanin në shtëpi, në vend që t’i depozitonin në bankë.

Pasi efektivi është larguar nga vendi i ngjarjes, ka marrë djalin e tij në telefon, i cili e ka pritur me taksi në rrethrrotullimin e Shkozës dhe pas kësaj ato janë larguar në drejtim të zonës së Freskut.

Sipas informacioneve, efektivi është diktuar në këtë vend nga kolegë të tij, por ka mundur që t’ju shpëtojë duke u arratisur në mënyrë të menjëhershme.

Megjithatë, drejtues të lartë të policisë, kanë komunikuar me efektivin e arratisur dhe i kanë kërkuar që të dorëzohet, por ai nuk ka pranuar duke thënë që më mirë do të vriste veten se sa të dorëzohej dhe të kalbej në burg.

Policia e ka shpallur në kërkim, ndërsa është vënë në dizpozicion edhe një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që ka informacion që do të ndihmonte në kapjen e Erjon Goxhares.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta duke e kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, ku efektivi qëlloi me armën e shërbimit drejtorin e ERE, Lorenc Kosta në rrugën “Tish Daija”, në Komunë të Parisit.

Shkak për konfliktin midis tyre pretendohet se kanë qenë motive xhelozie, pasi bashkëshortja e efektivit punonte në një institucion me të Kostën dhe punonjësi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara kishte dyshime se këta të fundit kishin krijuar një lidhje me njëri-tjetrin.

Efektivi Erjon Goxhara, ish-punonjës tashmë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.