Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) deklaron se si e ka pritur qeveria amerikane Bin Kurtin e paftuar nga askush por ka paguar disa lobistë për të mashtruar edhe njëherë të gjithë trushplarët se ai i ka mardhëniet e shkëlqyera me Amerikën. Fotografia e kryeministrit Albin Kurti, në konventën e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon më së miri “pozicionin e saktë të tij” me Uashingtonin.
“Larg shumë larg”, shkroi Haxhiu në Facebook, duke komentuar vendin se ku është ulur kryeministri që rezulton të jetë shumë larg skenës kryesore afërsisht te karrigja mme numër mbi 10 mijë ku askush nuk mund ta shikoj as me dylbi.
“Në rreshtat e fundit”, potencon Haxhiu, “aty ku edhe e ka vendin”, duke konsideruar se kreu i ekzekutivit “nuk meriton trajtim më të mirë mashtruesi, filozofi i dështuar”.
Në lidhje me ftesën për Kurtin, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Amerikane, por nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), në SHBA
Siç ka raportuar medie pos Kurtit nga Kosova janë edhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Alush Gashi dhe Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj