Zbulohen të plotë 33 personat e grupit kriminal që drejtohej nga Dubai për të kryer vrasje, trafik droge, vjedhje, pastrim parash, sigurim kushtesh për vrasje, e vepra të ndryshme penale shumë të rënda.
Baza e komandimit dhe financimit të këtij grupi ishin dy vëllezërit Franc Çopja, tashmë i ekstraduar në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Hajdar Çopja rezident në Dubai, ndaj të cilit SPAK, ka ngritur 21 akuza të ndryshme. Ndërsa për vëllain tjetër Francin, SPAK rezulton të ketë ngritur plot 26 akuza të rënda. Mes emrave të shpallur në kërkim është dhe Arzen Mama, djali i Abedin Mama, ose siç njihet ndryshe në Elbasan “Dine Çami” i shpallur edhe ky në kërkim nga SPAK tek dosja “Plumbi i Artë”.
Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpuntorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani. Veç komunikimeve në aplikacionin “SKY”, roli i Dashamir Dumanit është identifikuar prej prokurorëve të SPAK, edhe falë dëshmive që ka dhënë Nuredin Dumani, i cili ka treguar se në masakrën e Bradasheshit kishte marë pjesë vëllai i tij, Dashi.
Sipas SPAK, veç ngjarjes me tre të vrarë, Dashamir Dumani rezulton të jetë pjesëmarës dhe në super-grabitjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit. Ndërkohë SPAK ka riarestuar për herë të tretë Altin Ndocin, një personazh ky që ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të Talo Çelës dhe vëllezërve Çopja. Ndaj Ndocit SPAK ka ngritur 8 akuza,duke filluar nga vrasja e trefishtë, sulmi me armë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, vjedhjen e parave në Rinas, sulmin me armë ndaj Kei Pikut e deri tek përkrahja e Talo Çelës.
Në kërkim janë dhe dy biznesmenët Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët administrojnë kompaninë e ndërtimit “B&M CONSTRUCTION” dhe një pikë shkëmbimi valutor në Tiranë. Pikërisht në ambjentet e kësaj pike “Exchange” që ndodhet tek zona e quajtur “Dollari”, SPAK sekuestroi pjesën më të madhe të shumës totale prej 1 milion eurove të bllokuara. E gjithë sasia monetare që i përket valutave të ndryshme është mbyllur në një llogari bankare që administrohet nga SPAK.
Lista me emrat
1. Franc Çopja “Arrest në burg”
2. Hajdar Çopja “Arrest në burg”
3. Mikael Qosja “Arrest në burg”
4. Eljo Bitri “Arrest në burg”
5. Altin Kamami “Arrest në burg”
6. Arzen Çopja “Arrest në burg”
7. Arben Lamçja “Arrest në burg”
8. Armis Stafa “Arrest në Burg”
9. Ervis Daka “Arrest në burg”
10. Flobenc Meçja “Arrest në burg”
11. Xhimi Hoxha “Arrest në burg”
12. Rexhino Doçi “Arrest në burg”
13. Guri Biba “Arrest në Burg”
14. Klajdi Merkaj “Arrest në burg”
15. Klodian Sinameta “Detyrim paraqitje”
16. Leon Ramani “Detyrim Paraqitje”
17. Talo Çela “Arrest në burg”
18. Altin Ndoci “Arrest në burg”
19. Arzen Mama “Arrest në burg”
20. Dorian Dyli “Arrest në burg”
21. Renato Musaku “Arrest në Burg”
22. Maksim Koçi “Arrest në burg”
23. Dashnor Dumani “Arrest në burg”
24. Aldo Xhika “Arrest në burg”
25. Maklen Mici “Arrest në burg”
26. Bashkim Lika “Arrest në burg”
27. Leonardo Ramani “Arrest në burg”
28. Martin Musaj “Arrest në burg”
29. Agustin Çinari “Arrest në burg”
30. Matilda Hoxholli “Detyrim paraqitje”
31. Pajtime Fetahu “Arrest shtëpie”
32. Denada Toda “Arrest shtëpie”.