osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja çfarë përmbajnë dy dosjet e Sali Berishës si spiun i ish-Sigurimit dhe agjent i UDB, shërbimet e huaja për të…

Ja çfarë përmbajnë dy dosjet e Sali Berishës si spiun i ish-Sigurimit dhe agjent i UDB, shërbimet e huaja për të…

Ja çfarë përmbajnë dy dosjet e Sali Berishës si spiun i ish-Sigurimit dhe agjent i UDB, shërbimet e huaja për të cilët punonte, pseudonimet që mbante dhe vrasje e krimet ku është implikuar ish-kryeministri prej 3 dekadave, analisti i njohur nxjerr për herë të parë fakte tronditëse, si i zhduku të gjithë armiqtë

Ja çfarë përmbajnë dy dosjet e Sali Berishës si spiun i ish-Sigurimit dhe agjent i UDB, shërbimet e huaja për të…

Nga Elmas Bogdani

Analisti i njohur Kastriot Aliaj ka nxjerrë fakte tronditëse nga dosja “ e zezë” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një analizë për gazetën “SOT”, Z.Aliaj zbulon dy dosjet e tij të spiunit e UDB dhe pseudonimet që mbante. Sipas tij, Berisha është i përfshirë dhe implikuar në vrasje, krime, grabitje dhe vjedhje gjatë 3 dekadave. “Kemi 34 vjet që dëgjojmë kambanat shurdhuese të Sali Berishës, i cili edhe pse i shpallur “non grata” nga aleatët tanë strategjik, vazhdon të dominojë mediat me pallavra helmuese të tij, duke mbajtur peng zhvillimet e shtetformimit modern. Mitizimi i figurës së tij nga adhuruesit e verbër, që vazhdojnë t’i bëjnë fresk poshtë ballkonit, po i shkakton jo pak dëme zhvillimeve demokratike, me “llavën” që nxjerr nga nxitjet arkaiko primitive. Kreshendo e veprimeve shkatërrimtare të tij, filloj më 2 Prill 1991 me protestën e organizuar në Shkodër, duke na sjellë në vëmendje djegien e Rajishtagut gjerman.

I konvertuar në demokrat fals brenda natës, ai diskriminoj të gjithë shokët e tij të PPSH me ligjin 24/1 identik me nenin 55 të komunizmit, që do të pasohej me masakrimin e socialisteve më 28 Maj 1996, ku në krye qëndronin shikësit dhe kreu i policisë sadisti Agim Shehu. Kjo masakër tek fusha Ali Demi, ishte e ngjashme me atë të hebrejve e inspiruar nga Adolf Hitleri. Por marrëzitë e tij kanë një shtrirje kohore prej tre e më shumë dekada, ku me 1997 veshi 3000 gra me të zeza, inicioj grushtin e shtetit më 1968, vrasja e Azem Hajdarit, sepse ishte ai që akuzonte Saliun duke thënë;”të gjitha vrasjet vinë nga zyra e tij”. Kjo u desh qe ai të fillonte hakmarrjen ndaj kujtdo, që dilte kundër autoritarizmit fanatik të tij, duke luajtur rrolin e kamzhikut mbi shqiptarët”, shprehet Kastriot Aliaj.

Dosja “Bisturia”

Për analistin, Sali Berisha ka qenë rekrutuar nga shërbimi i ish-Jugosllavisë, me të cilin ishte i i lidhur familjarisht dhe për këtë fakt flet dosja e tij “Bisturia” që ndodhet në arkivat e UDB në Beograd. Kastriot Aliaj shprehet se ata që i rrinë sot poshtë ballkonit nuk e njohin mirë Berishën, pasi ku i fundit me veprimet e tij si një komunist i devotshëm, krijoi marrëdhënie me demokracinë si një krah reaksionar, revanshist, me propagandën e shtirur anti-komuniste, duke u shitur si nacionalist përpara ndjekësve të tij. “Si një aktor mashtrues dhe hipokrit, mundi të depërtojë në shtresat më të larta të diktaturës komuniste, në bllokun famëkeq të drejtuesve të Shqipërisë moniste. Me këtë taktikë manipulatore dhe mashtruese, që e ka përdorur si strategji deri ne ditët e sotme në majë të ballkonit, ka mundur të fshehë veprimtarinë e tij anti-shqiptare. I rekrutuar nga shërbimi i ish-Jugosllavisë, me të cilin ishte i i lidhur familjarisht, flet dosja e tij BISTURIA në arkivat e UDB në Beograd. Por ai ishte i lidhur edhe me shërbimin rus, ndërsa së fundi edhe me atë grek.

Me veprimet e tij si një komunist i devotshëm, krijoi marrëdhënie me demokracinë si një krah reaksionar, revanshist, me propagandën e shtirur anti-komuniste, duke u shitur si nacionalist përpara ndjekësve të tij, që nuk i ndahen edhe sot poshtë ballkonit edhe pse nuk e njohin se kush është. Mitizimi i figurës së tij nga këta adhurues fanatikë, ku fatkeqësisht disa janë edhe deputetë që veshin bluza me fytyrën e tj, i ka kthyer tek tradita kur shqiptarët adhuronin Zogizmin dhe më vonë Enverizmin, duke i konsideruar si Zota të tyre. Berishistët e sotëm janë aq të dalldisur pas doktrinës së pallavrave tij, sa që nuk e mendojnë jetën e nesërme pa figurën e tij. Duke anatemuar dhe manipuluar të vërtetat mbi historinë e të kaluarës të tij, ku nga komunist brenda natës u transformua në demokrat, është spekullatori më i madh i periudhës se tranzicionit, që nuk njohu kurrë shtet, ligje, drejtësi, dorëheqje dhe mbi të gjitha demokracinë me ndërtimet strukturore të saj. I veshur me kostumin e demokratit pa e luajtur kurrë këtë rrol, nga që në mentalitetin e tij sundoj autoritarizmi, e nisi rrugën e tij të diktuar nga shërbimet e huaja, duke e futur Shqipërinë në rrugë e anarkisë totale”, shprehet ndër të tjera ai.

Armiqtë e Berishës

Sipas analistit, kushdo që ka guxuar ta kundërshtojë, është shpallur armik si brenda ashtu dhe jashtë saj. “Duke qenë në krye të shtetit dhe të partisë, ai kultivoi dhe ushqeu gjuhën e urrejtjes, të përçarjes, dhunën ndaj kundërshtarit, gjë që po demonstrohet edhe gjatë izolimit të tij, duke pritur dhe përcjellë në shtëpi njerëz të inkriminuar. Ai nuk i ka njohur kurrë kundërshtarët si brenda ashtu dhe jashtë partisë së tij, diversitetin e mendimit si një normë e demokracisë, por i ka cilësuar dhe luftuar si armiq. Kur politika në vetvete nënkupton krijimin e identiteteve kolektive, në raport me një armik të caktuar. Duke i qëndruar besnik doktrinës indoktrinuese, ai ka prodhuar vetëm armiqësi, që përbën karakterin dhe moralin e logjikës së tij. Kjo logjikë indoktrinuese e tij bazohet në dy mekanizma, së pari; transformimi i kundërshtarit politik në armik, dhe mekanizmi i dytë është; burimi i normës politike që ndan të mirën nga e keqja, nga që në mentalitetin e tij sundon gjithnjë e keqja.

Kjo logjikë e prodhimit të armikut, si karakteristikë thelbësore e doktrinës së tij, i shëmbëllen teoricienit gjerman Carl Schmitt, që jo rastësisht ishte inspirues i ideologjisë naziste. Në qëndrimet e tij autoritare duke e mbajtur PD gojë kyçur, nuk ka zbritur kurrë në fushën e analizës, për të nxjerrë arsyet e shkatërrimit të partisë, por u mjaftua vetëm me nxjerrjen e Lulëzim Bashës jashtë selisë së PD,sepse kushdo që ka guxuar ta kundërshtojë, është shpallur armik si brenda ashtu dhe jashtë saj. Megjithëse e solli nga Holanda duke e bërë pjesë të strukturave të partisë, e ngarkoj edhe me detyra ministrore, ku me gjithë mbështetjen e tij nuk arriti kurrë histori suksesi, ai e klasifikoj me kategorinë e armiqve të tij”, tha ai.

Dosja “Penicilina”

Analisti Kastriot Aliaj shprehet gjithashtu, se Berisha vjen nga kampi komunist me dosjen e spiunit “Penicilina”. Sipas tij ai ishte i lidhur edhe me agjenturat jashtë Shqipërisë. “Rrugën anti-demokratike ai e filloj me burgosjen e rivalit socialist Fatos Nanos, ndërsa mocionistët u larguan me dhunë nga PD, duke i cilësuar si komunistë spiunë, kur ai vetë vinte nga kampi komunist me dosjen e spiunit PENICILINA, por i lidhur edhe me agjenturat jashtë Shqipërisë. Shkatërrimi i PD erdhi kryesisht si rezultat i agresivitetit, të shprehur në të gjithë llojet e marrëdhënieve brenda dhe jashtë PD. Por ajo që qëndron mbi gjithçka, është mungesa e një boshti të qartë ideolgjik dhe politik, duke mos gjetur asnjë afrimitet me të vërtetën, nga që vizioni i tij nuk ka qenë as kombëtar, as nacionalist, as demokrat dhe as socialist, por një komunist i përcaktuar saktë nga Havel, që e çoj në shkatërrimin e të gjitha vlerave të PD.

Edhe pse është kthyer në një fenomen destruktiv i diskutueshëm dhe i lakueshëm i tranzicionit, pa asnjë vlerësim pozitiv nga aleatët strategjik, nuk ka asnjë përkufizim si atraksion i politikës bashkëkohore. Në figurë e tij janë stamposur të gjitha cilësitë negative, si një prototip nekrofili që mendon dhe sulmon nga maja e ballkonit, në funksion të pasionit të tij për të nxitur shkatërrim e shfarosje. Si një ekzemplar i veçantë që thërret ulurin për revolucion, për eliminim të kujtdo që nuk bie dakord me filozofinë e tij agresive, do t’i shkonin për shtat fjalët e filozofit romak të lashtësisë Seneka; “ty që shpirti të është bërë i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh”, përfundon shkrimin Kastriot Aliaj.